I humbur prej 27-vitesh, në kërkim të Gani Dardeshit, dëshmia në 'Pa Gjurmë': U pa në vitin 2004 në Larisa! Tezja: Vetëm t'i dëgjojë zërin nëna e tij

Gani Dardeshi u zhduk në prill të vitit 1992. Djali i tretë i familjes nga Dibra ishte 21 vjeç asokohe, kur emigroi për herë të tretë në Greqi. Më parë kishte kaluar kufirin ilegalisht bashkë me kunatin e tij, pasi la ushtrinë dhe vendosi të punonte për t’i ardhur në ndihmë familjes së madhe me 6 fëmijë. Ai kishte punuar në Trikalla për periudha të ndryshme dhe merrej me bujqësi. Në herën e tij të tretë në tokën helene, ai u nda nga kunati për t’u zhvendosur në një fshat tjetër në kërkim të një pune. Me vete mori pasaportën dhe 10 dhrami. I fundit që e takoi ishte daja i tij, të cilit i kërkoi një punë, dhe nuk mundi ta sigurojë. Për këtë arsye Ganiu u largua dhe që nga ai moment nuk u kthye më. Nuk pati asnjë kontakt, as me familjen. 7 vite pas nga zhdukja e të riut, një fqinj i familjes së Ganiut u tha familjarëve se kishte takuar dy gra nga Kosova, të cilat pretendonin se e dinin se ku ndodhej Ganiu. Sipas pohimeve që nuk u konfirmuan kurrë, ai thanë se Ganiu ndodhej në Amerikë. Kaq dhe asgjë më shumë, pasi familjarët nuk mundën të mësojnë as emrat e zonjave nga Kosova që pretendonin të dinin të vërtetën e fatit të Gani Dardeshit.

Kanë kaluar shumë vite dhe daja që e takoi për të fundit herë ndërroi jetë. Nëna e tij, Barije Dardeshi, është sot 72 vjeçe e sëmurë dhe jeton në Peshkopi bashkë me djalin e vogël, pasi bashkëshorti 5 muaj më parë ka ndërruar jetë.

"Pas 7 vitesh vijnë dy gra nga Kosova, dhe takohen me një të fisit, i thonë se duam të shkojmë tek i ati i çunit dhe që do shkojmë ti themi se Ganiu jeton në Amerikë. Këta kishin një vajzë në Amerikë të martuar. Gratë kishin ardhur në llixha në Dibër. Por nuk u kishin marr asgjë, as emër as kontakt. Sot i bie të bie 48-vjeç." tha tezja.

"Si teze i kërkoj vetëm që të jetë në jetë kudo që të jetë, nuk i ndërhymë në familje, vetëm një reagim jam këtu. Ta dëgjojë e ëma, që të mos iki nga kjo jetë pa e dëgjuar. Motra jeton me shpresë. Babai i tij iku, duke parë foton e tij. Ka 27 vite që e pret djalin e saj." tha më pas tezja. 

Ndërkohë në redaksinë e Pa Gjurmë ka ardhur një njoftim se 48-vjeçari është parë në vitin 2004 në Larisa të Greqisë. Gazetari i Pa Gjurmë: Një person na njofton se në vitin 2003-2004 e ka parë në Larisa. Emisioni Pa Gjurmë do të verifikojë rastin në fjalë për të mësuar nëse bëhet fjalë për të njëjtin person.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit

VIDEO/ Hyri në konsullatën iraniane dhe kërcënoi se do shpërthente veten me eksploziv, ja momenti i arrestimit të atentatorit