I humbur prej 4 vitesh, shoku tregon vendin ku ndodhet korçari: Kristo Dajko jeton në Suedi, më tha do u marr vetë...

Kristo Dajko 46-vjeç nga Korça ka shkëputur kontaktet me familjen prej 4 vitesh, ndërsa familja apeloi në emisionin 'Pa Gjurmë' në Report Tv. Një ditë pas thirrjes së familjes për ndihmë, kanë ardhur edhe telefonatat e para. Një shok i tij telefoni në emisionin 'Pa Gjurmë' duke rrëfyer se Dajko jeton në Suedi (në Orenburg, 210 km nga Stokholmi) dhe punon në një firmë greke, por nuk me komunikuar me familjen.

Telefonata numër 1
Pa gjurmë: Edhe një herë, keni informacion për Kristo Dajkon?
Shoku: Po, jetoj në Suedi dhe do flasim...
Pa gjurmë: Eshtë në Suedi?
Shoku: Unë jetoj në Suedi dhe ai jeton në Suedi. Por do të flasim nesër...
Pa gjurmë: Keni afër Kristo Dajkon?
Shoku: Po nuk e kam këtu afër, por të lutem tashi mos më...ai më ka thënë, por po unë po të them, kaq di me thënë unë. Nuk don për arsye të tijat me komuniku me familjen e vet. Punon në një firmë greke këtu në Suedi, por do të sqaroj nesër për më gjatë...
Pa gjurmë: Të marr nesër në telefon?
Shoku: Po

Telefonata një ditë më pas
Shoku: Du ti them dy gjëra. Unë nuk mund të hyj në privatësinë e tjetrit, që do të thotë nuk ia imponoj unë, apo të bëj si ta them unë...ta pres në besë, s'di si me të thënë, unë jam verior me origjinë, kur ai nuk ka dëshirë... Megjithatë ty mund të them çfarë di unë. Dhe për çfarë di e di të sigurtë, në do i bëj dhe foto...Me 1 milion përqind e di.
Pa gjurmë: Në cfarë vendi jeton?
Shoku: Kush unë ?
Pa gjurmë: Kristo Dajko
Shoku: Ai jeton në një qytezë të vogël, në Orenburg, 210 km nga Stokholmi, punon në një firmë pastrimi greke. E di me 1 miliard përqind, e kam takuar mbi 20 herë. Takimin e fundit e kemi bërë para 4-5 ditësh, kam një kosovar që është bashkëpronar, e ka punën dhe këtu ka dhe në Orenburg dhe rrin ëëë...jo në një apartament, por ngjitur me apartamentin e zotërisë...edhe shqiptarë të Shqipërisë ka pak në Suedi dhe kur shkonim ne atje ose vinte ai këtu për qejf takoheshim.
Pa gjurmë: Ai jeton vetëm apo ka krijuar familje aty?
Shoku: Ai ka pas jetu me një...nuk e di a ka qenë suedeze apo ka patur kombësi tjetër, nuk e di se mund të abuzoj me këtë. Por momentalisht jeton vetëm. Se unë di me bë edhe këtë. Me shku, me skype me e pa dhe live ju.  
Pa gjurmë: Sa vite ka ai që jeton aty në Suedi?
Shoku: Ka 3 apo 4 vite, nuk e di. 3 vite ka që e njoh unë...

Telefonata numër 2
Shoku: Fola me zotërinë...
Pa Gjurmë: Po
Shoku: Zotëria më tha mos hy në çështje familjare të miat. Por më tha do të marr pak më vonë. Nëse zotëria nuk më përgjigjet vetë, më vonë si m'tha, unë kam për borxh me të dhënë numrin sic të thashë, ose unë shkoj nesër atje
Pa Gjurmë: Ok unë po pres të më dërgosh numrin
Shoku: Ai më tha do të kontaktoj. I di unë punët e mia. I's ok. Do ta pres që të mbaroj punën, se para orës dy mbaron punën dhe do të marr në telefon të bëjmë cfarë është më e mira...

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq

Lufta në Rripin e Gazës/ OBSH: Në Gaza po afrohet uria, duhet armëpushim! SHBA shkatërron 4 dronë të Houthis në Detin e Kuq