2 vite i humbur! Kontakti i fundit me babanë kur i mori 1200 € borxh! Dëshmitari në 'Pa Gjurmë': Jeton në Angli, do e gjej e do ua sjell

TIRANË- Një dëshmi e rëndësishme mbërriti në “Pa Gjurmë” gjatë transmetimit live. Një emigrant shqiptar pretendon se ka folur me Leonard Rrezhdën, i cili humbi kontaktet dy vite më parë nga Anglia. Dëshmitari tha se ai jeton në Portsmuth.

”Në Portsmouth jeton ai, ka vite që jeton këtu, punon tek treni dhe e shikoj çdo ditë. Flas me të sa herë e shoh dhe do gjej një numër kontakti që t'jua dërgoj. Është shëndoshë e mirë”-tha dëshmitari.

Sa herë ka humbur kontaktet aq herë është bërë i gjallë. Leonard Rrezhda emigroi drejt Anglisë në vitin 1996, bashkë me shtetasen angleze që njohu në Firence. Ai pati kontaktin e fundit në Messenger, dy vite më parë, kur i kërkoi babait 1200 euro. Xhaxhai tij Filipi, ishte i pari që mësoi mbi marrëdhënien e nipit, me shtetasen angleze dhe më pas nisjen e tij drejt Anglisë, në vitin 1996. Ai rrëfen në “Pa Gjurmë” bisedën që bëri në udhëtimin e fundit me nipin.

”Kemi udhëtuar me nipin drejt Firenzes, aty njihet me një shtetase angleze dhe më tha a do vish dhe ti, por unë u ktheva dhe ai ikën në Angli. Fliste shumë rrallë me familjarët. Leonardi  ishte shumë i zgjuar dhe i qetë. Në Itali kishte kontakte të rregullta, kur iku në Angli i shkëputi kontaktet. Ka 4-5 vite që nuk ka folur me familjen. Ka edhe një djalë 16 vjeç. Vjen një shok nga Anglia, Gëzim quhej dhe i dhashë adresën e Leonardit, kur ai iku përsëri më tha që do e kërkonte. Fotoja e fundit e tij u realizua në Angli aty ku edhe humbi gjurmët. As me vëllain e tij në Greqi nuk ka patur kontakte”- tha Filip Rrezhda, xhaxhai i Leonardit.

Ndërsa në një lidhje telefonike, babai i cili ishte i pamundur të ishte në studio tha se Leonardi i kishte treguar që jetonte në Portsmouth.

Me djalin kam folur për herë të fundit para 5 viteve. Para dy vitesh më kërkoi 1200 euro. Ai ishte djali im. Leonardi doli në messenger dhe më tha se jetonte në Portsmuth-tha babai i tij Luci Rrezhda

Sapo mori paratë që i dërgoi i ati Leonardi u zhduk përsëri.

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Zoti e ndimofte keta Prinder ..: 25/02/2020 20:40

    Zoti i ndimofte ...qe ta gjejne ne rradhe te pare.. Por se harije ta kuptoje ,,qe shpeshe Po ndodhe ,,qe Femije te ritur ,largohenn,,dhe pastaj humbin mbas ,,dhe i lene. Prinderit te vuajne shpirterisht... He Zote cfare nuk mban kjo Toke ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria

Pirro Dhima kërkon vota në emër të ‘Vorio Epirit’ dhe si ‘Pirro i të gjithë grekëve’ me pamje nga Shqipëria