I hyri në shtëpi i dehur dhe tentoi të përdhunonte gruan 80-vjeçare, arrestohet 61-vjeçari shqiptar në Greqi

Foto ilustruese

Momente tmerri ka përjetuar një 80-vjeçare në Athinë, pasi komshiu i saj 61-vjeçari me origjinë shqiptare i dehur hyri në shtëpinë e saj dhe tentoi ta përdhunonte.

Ai e shtyu me dhunë në krevat dhe filloi të kryente veprime të turpshme.

Teksa gruaja e moshuara nisi të bërtiste që dikush ta dëgjonte dhe t’i shpëtonte 61-vjeçarit, ai u largua menjëherë dhe u kyç në apartamentin e tij.

Sapo shqiptari u largua, 80-vjeçarja i telefonoi policisë e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe arrestuan shqiptarin.

 

J.GJ./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se do të zbatohet kodi etik nga ministrat e kabinetit Rama 3?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Muzikë dhe emocion, Orkestra Kamerale NewBorn nga Kosova dhuroi spektakël për artdashësit e Vlorës