I jep 20 € oficerit të imigracionit që të mos i arrestojë vëllanë, dënohet me burg shqiptari në Maltë

I jep 20 € oficerit të imigracionit që të mos i arrestojë vëllanë, dënohet me burg shqiptari në Maltë

MALTË- Një shqiptar është dënuar me 6 muaj burg nga gjykata në Maltë pasi tentoi që të korruptonte një oficer të imigracionit. Shqiptari është Endrit Hushi, 24-vjeç dhe u kap duke i dhënë 20 € oficerit në mënyrë që ai të ndihmonte vëllanë e shqiptarit teksa zbarkuan në aeroport.

Para gjykatës Endrit Hushi pranoi se i futi paratë në pasaportën e të vëllait që t'ia jepte zyrtarit të imigracionit.

Sipas avokatit të shqiptarit, Hushi kishte vepruar në panik e sipër pasi kishte menduar se vëllanë do t'ia mbante policia. Megjithëse kreu një vepër penale që më pas u dënua, shqiptari në momenti e arrestimit i kishte të gjithë dokumentet të rregullta.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • sapa: 27/08/2019 07:03

    Mire qe shqiperine e korruptuan deri ne palce por po infektojne edhe boten perendimore njerezit me bisht shqiptaret!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës