Misteri i vdekjes në shtratin martesor! Familja e Rezartës nuk lejon në varrim burrin e mbijetuar: Kush ma vrau motrën?! Do ja marr dhe unë jetën atij! (VIDEO)

LIBRAZHD - Këtë të hënë 19-vjeçarja Rezarta Hajdari u përcoll për në banesën e fundit nga familjarët e saj në fshatin Xhyrë të Librazhdit, ndërsa vdekja e saj në shtratin martesor pesë ditë pas lidhjes në martesë me Olsi Hajdarin, 27 vjeç, mbetet ende mister. Familja e vajzës nuk ka pranuar në varrim Olsin dhe familjarët e tij, ndërsa njëzëri thonë se do t'i shkojnë deri në fund të vërtetës. Për ta është e pabesueshme pista e ngritur nga Olsi Hajdari, se ai vetë dhe Rezarta patën probleme prej mangallit me prush që ai ndezi në dhomën e gjumit. Sipas Hajdarit, nga izolimi i dhomës, me derë e dritare mbyllur, ata janë asfiksuar, ku fatkeqësisht Rezarta ndërroi jetë, ndërsa 27-vjeçari doli nga spitali ditën e djeshme.

Mes lotësh, në krah të nënës, vëllai i 19-vjeçares thotë se do të kërkojë me ngulm të zbulojë nga se vdiq motra e tij, ndërsa nuk e beson historinë e mangallit, pasi thotë se edhe Olsi do të kishte humbur jetën nga asfiksia.

"Unë dua të di pse vdiq motra ime, se ajo ishte mirë nuk do të lë asnjë rehat. Do ta kërkoj drejtësinë deri në fund. Si vdiq, kush ja mori jetën. Jemi mbledhur të gjithë si fis, po shkojmë të denoncojmë. Çfarë pati motra, një javë pas dasme. Kush ja mori jetën motrës sime. Nuk do t'i lëmë rehat. Do ja marr edhe unë jetën qysh iku motra ime nën dhe, ashtu do të iki edhe ai nën dhe. Fola mbrëmë me Olsin me telefon edhe pyeta si ishte ngjarja, më tha: hëngrëm darkë, shkuam për të fjetur dhe mora një mangall me prush e vendosa në dhomë dhe fjetëm. Kaq mbaj mend, nuk mbaj mend asgjë. Se ku më çuan e ku ikëm nuk mbaj mend asgjë. Unë dua ta di cfarë pati motra ime. Nuk është e vërtetë, se mangalli me prush do ja kishte marrë jetën edhe atij", thotë vëllai i Rezartës.

Në spitalin e Elbasanit, ditën e premte, gjithçka jepte shenjat e një helmimi me fostoksinë. Burime nga bluzat e bardha thanë për Report Tv se nga era e fortë e ndjerë, dyshimet e para ishin për helmim me fostoksinë, apo edhe me keq, me pleh kimikë. "Era ishte shumë e fortë, ndoshta është fostoksinë, ose pleh kimikë pasi janë edhe më të fortë se fostoksina", thanë burime nga Spitali i Elbasanit për Report Tv, ndërsa të gjitha dyshimet pritet të marrin formë pas daljes së ekspertizës mjeko-ligjore. Të njëjtat burime thanë se analizat që i janë bërë Olsit, dhe analizat që i janë bërë Rezartës, nuk përputhen me njëra-tjetrën.

Edhe nëna e vajzës e kërkon të vërtetën.

"Patën shkuar shumë mirë me cunin, edhe goca ishte shumë mirë, i bëra dasëm, u martua, në krye të 5 ditëve goca më erdhi e vdekur. Unë si nënë dua ta di cfarë pati vajza ime", thotë ajo.

Vëllai: E çuam nuse. Mas një jave na thanë që motra është e vdekur. Pastaj nisemi për në Elbasan dhe ishte te morgu i Elbasanit. Unë dua të di arsyen se motra ishte mirë. Do ta kërkojë deri në fund drejtësinë. Për këtë arsye nuk do të lë asnjë rehat. Do të jë cdo gjë.

Dyshime keni për  për mangallin?
Këto do ta dimë do ta mësojmë. Nuk i dihet.

Keni patur takim me Olsin?
Jo. Na ka thënë se vajza ka hëngër darkë dhe kanë marrë prushin dhe kanë ikur në gjumë. Na e ka thënë Olsi, djali pasi u përmend.

Keni qenë atje?
Jo s'kemi qenë. S'kemi qenë në gjendje. Mjekët s'na kanë thënë gjë.

Pse jeni të revoltuar sot?
Sot ne do të bëjmë një denoncim.

Dyshoni se mund te jete vrasje?
Po edhe nga kjo dyshojmë...

Motra kishte pasur problem?
Jo kanë qenë në marrëdhënie shumë të mirë. Por ne s'kemi dijeni për asgjë. Ta dimë edhe ne se si vdiq kush ja mori jetën. Do ti vejmë deri në fund kësaj gjëje. Ca pati motra kush ja mori jetën. Një javë pas dasmës. Nuk do i lejmë rehat

Dyshojmë se motra ime e sëmurë nuk qe. Ishe shumë e mirë, e shkathët nuk do ta vriste veten se nuk ishte ashtu njeriu.

Çifti me probleme ka patur?
Jo Jo. Mbrëmë fola me Olsin i thash si u bë?  Ai më tha se hëngrën darkë dhe kishin morë një hangarë me prush dhe kemi fjetur aq tha mbaj mend. Ata të dy bashkë ishin. Do t'ja kishte marrë jetën edhe tjetrit jo vetëm motrës time.

Nëna: Ata patën shkuar shumë mirë. Goca ishte shumë mirë. Se ça patën nuk edi . Unë e çova nuse në krye të 5 ditëve me sollën të vdekur. Unë dua ta di si i erdhi. Nuk më ka thënë gjë.

Babai: Më marrin në telefon dhe më thanë se goca është në spital. Atje na thanë se ishte nga mangalli. Tani dyshimet janë ndryshe, tashi doli mangalli. Ne ishim shumë të tronditur nuk ishim në gjendje. Nuk bëmë veprim tjetër. As në polici asgjë. Goca nuk ka patur arsye për të bërë një vetëhelmim. Kishte një vit e gjysëm fejesë dhe shkonin shumë mirë me njëri tjetrin.

Xhaxhai: Na mori në telefon dhe na thanë. Isha në punë, u nisa direkt për atje tek spitali. Mjekët na futën brenda dhe na tha si ka qenë puna? Mos ka pas ndonjë mosmarrëveshje. I thash se ne krye të 5 ditëve vdiq. Mjeku tha se goca ka pi ,kaq atë. Por na tha se do bëjmë analizat dhe do i merrni pas tre ditësh.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loti: 16/12/2019 20:54

    Po ty kush te ftoj ne varrimin e saja? Ti e ke dhen motren te njeriu I saj I zemres(ndjese I paste shpirti, e re). Mbase dhimbja dhe injoranca bashke jan kombinim I rrezikshem por the thuash"Do ja marr edhe unë jetën qysh iku motra ime nën dhe, ashtu do të iki edhe ai nën dhe" dmth te te fusin Brenda per kercenim. Si e akuzoni njeriun per vrasje dhe pastaj thoni s dime asgje cka ndodhur? Dhe nje gje tjeter, je nga ata qe leh, se do e kishe vrare po te ishe ndryshe, dil e leh gazetave kot chihuahua

    Përgjigju
  • Pjeter: 16/12/2019 19:08

    Autopsua vertetoi fjalet e te shoqit te viktimes, eshte helmuar nga monoksidi i karbonit, dhe manfallat me prush,clirojne shume, than ajrin dhe konsumon oksigjenin.Eshte jashtzakonisht i rrezikshem monoksidi i karbonit.Familjeve ngushellime.Dhimbja te ben te thuash edhe gjera te pa matuara.

    Përgjigju
  • Bukurie: 16/12/2019 18:13

    SA gjynah per nenen dhe familjen,gjynah edhe per familjen e burrit,eshte e tmerrshme,por edhe sikur ekspertiza te Mo's e Kish nxjerre .jafton qe komshinjte qe Kan pare mangall me prish be dhomen e ciftit eshte e vertetuar diagnoza Dhimbje pa kufi por ekspertiza doli shume e sakte.Ngushllime familjeve sidomos Nenes dhe vellait te saji.

    Përgjigju
  • Arbëri: 16/12/2019 18:03

    Ngushllime për motrën , por lere drejtësin të bëjë punën e vet sepse “hakmarrjet” nuk e kan qit në dritë asnjë shqiptarë gjer më sot. Kështu që mbahuni të fort dhe kjo është edhe burrëri edhe trimëri. Dhëndrri juaj i mjerë duhet të lejohet që të marrë pjes në varrim ...! ( unë do veproja kështu , sepse është gjest human )...!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi

Probleme nga hetimi administrativ i pasurive/ ONM kërkon ankimin e konfirmimit të prokurorit Valentin Preçi