I kënaqur me paraqitjen në 'Tokio 2020', Qerimaj jep 'recetën' për medalje: Jo punë 'alla shqiptarçe' por strategji e mentalitet ndryshe! Ja pengu im

I renditur i 9-ti në “Tokio 2020” peshëngritësi Erkand Qerimaj është i kënaqur me paraqitjen e tij në Olimpiadë.

"Duke pasur parasysh kohën e përgatitjes një mujore një kohë e shkurtër për këtë aktivitet unë jam I kënaqur për rezultatin. Nëse do të kishim pasur një kohë më të gjatë përgatitore dhe të kisha arritur maksimumet e mija normalisht që do kisha qënë shumë më lart në renditje", shprehet Qerimaj për Report Tv.

Shkodrani  që bëri një nga paraqitjet më të mira të sportistëve shqiptarë tregon për Report TV edhe recetën se si Shqipëria mund të shkojë tek medalja olimpike në peshëngritje e çdo sport tjetër.Qerimaj thotë se duhet të punohet me strategji e mentalitet ndryshe e jo në mënyrën “alla shqiptarçe”:

"Që të pretendojmë që të jemi në treshen e Botës ne duhet të stërvitemi si stërviten ata që fitojnë medalje.Të kemi rehabilitimin, fizioterapinë që kanë ato mjekësinë dhe të gjitha kushtet që kanë ata sportistë që janë në zonën e medaljeve. Ne bëjmë një përgatitje në mënyrën tonë në mënyrën “alla shqiptarçe” dhe rezultati jonë është vetëm falë talentit, përkushtimit e vullnetit por në finale diferencën e bëjnë detajet e vogla. Pra ndryshimi mes nesh dhe shteteve të tjera është që ata fillojnë vite e vite përpara përgatitjen për një Olimpiadë. Në Tokio ka pasur një ndryshim për mirë në organizim por unë mendoj që duhet të ndryshojë mentaliteti dhe mënyra e punës pra strategjia që ne të pretendojmë të futemi në zonën e medaljeve", vijon ai.

Fituesi i dhjetëra medaljeve në peshëngritje thotë se ka ende shumë energji për të dhënë në këtë sport, sqaron se talente ka dhe zbulon pengun e vetëm të karrierës:

"I vetmi peng që unë kam është që do kisha pasur shumë dëshirë që të përballesha me kundërshtarët e mi në të njëjtat kushte", thotë në intervistën ekskluzive për Report Tv, Erkand Qerimaj, teksa e mbyll duke thënë se peshëngritja e tregoi veten edhe në Olimpiadën e Tokios.

 

Intervista e plotë

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League

GOLAT/ Arsenali 'shuplakë' Chelseat, e shkërmoq 5-0 në Londër! 'Topçinjtë' në krye të Premier League