I kërkuar në Itali për drogë, në 
Tiranë "mbret" i 'White House' 

I kërkuar në Itali për drogë, në <br />Tiranë
TIRANË - Në Itali kërkohej për trafik droge dhe pjesëtar në grupe kriminale, ndërsa në Shqipëri ka mundur të ndërtojë një kompleks vilash luksoze në periferi të Tiranës të quajtur "White House" (Shtepia e Bardhe). Është kjo historia e Fejzi Zekaj 39-vjeçarit nga Kuçova i cili u arrestua të enjten nga policia e Tiranës. Ai zotëron kompaninë “F.Z.Contruction”, të cilën e ka të regjistruar në emër të nënës së tij Tefta Zekaj dhe motrës Rudina Zekaj.

qkr zekaj
 
Ndërtuesi i suksesshëm në Shqipëri Fejzo kaloi natën e parë të tij në cilësinë e të arrestuarit në Policinë e Tiranës. Të shtunën në Gjykatën së Tiranës pret caktimin masës së sigurisë, në pritje të vijimit të procesit të ekstradimit të tij në Itali Zekaj. Familja Zekaj, nuk pranoi të flasë në lidhje me arrestimin e Fejzo Zekajt. Jashtë kamerave pohuan se gjithçka është një keqkuptim dhe se asgjë nuk ka lidhje me atë çka thuhet. Gjithçka pritet të sqarohet në vijim. 
 
Që nga krijimi i saj, kompania ka realizuar projektin e ndërtimit të vilave rezidenciale “White House” në komunën e Farkës, si dhe një kompleks banimi në zonën e Liqenit të Thatë, po ashtu pjesë e ish- komunës Farkë. Por veç aktiviteteve private të ndërtimit “F-Z Construction”, ka mundur të përfitojë edhe nga fondet publike të akorduara nga njësi të ndryshme të qeverisjes vendore në vitet 2008- 2009.

Sipas faqes zyrtare të vetë kompanisë, në vitin 2008, ajo ka kryer rikonstuksionin e infrastrukturës në bllokun 45 në zonën e ish- kombinatit Josif Pashko, ku nënkontraktor ishte bashkia e Tiranës. Me një fond prej 158,8 milionë lekësh, janë rikonstruktuar rreth 50 ha infrastrukturë në këtë zonë, i realizuar në prill të vitit 2008. Paratë për këtë projekt janë paguar nga Bashkia e Tiranës në vitin 2015. Ndërkaq një vit më vonë, po sipas faqes zyrtare të kompanisë në ëeb, ajo fitoi të drejtën për ndërtimin e rrugës Çorovode - Teqeja - Kanione në zonën e Skraparit. Ajo u financua nga Bashkia e Beratit me një fond prej 54, 9 milionë lekësh dhe kishte një gjatësi prej 4 km. Ky projekt u zbatua në Gusht 2009.

fejzi zekaj

Burime nga Policia e Shtetit i thanë ReportTv se urdhër arresti ndaj tij ka mbërritur pak javë më parë në zyrën e Interpol dhe sapo është konfirmuar gjeneraliteti i tij dhe gjurmët e gishtave Fejzi Zekaj u vu në pranga.

white house

white house

Hetimi në Tiranë 8 vjet më parë, pritet të hapet dosja

Prej 2008 e deri në 2011 pronari i saj de fakto Fejzo Zekaj, ka qenë nën mbikëqyrjen e sektorit kundër krimit ekonomik dhe prokurorisë së Tiranës. Ky hetim është regjistruar në emër të biznesmenit Fejzo Zekaj, pasi ky i fundit kishte kryer dhjetëra transaksione bankare nga Italia në drejtim të llogarive të kompanisë, që drejtohej nga nëna e tij e moshuar. Nga verifikimet e kryera në atë periudhë rezultoi se Zekaj ishte dënuar nga gjykata e Breshias në Itali me disa vite burg për trafik droge, por ky vendim nuk kishte marrë formë të prerë, dhe për pasojë akuzat për biznesmenin Fejzo Zekaj për pastrim parash janë pushuar në 27 qershor të 2011. Pritet që tashmë, prokuroria të hapë dhe dosjen e mbyllur në 2011 për pastrim parash.

Kontrata me Dulakun që hapi hetimet
Fejzo Zekaj ka emigruar që nga vitit 1992 jashtë Shqipërisë. Gjatë aktivitetit të tij ai fillimisht është marrë me shitblerje të automjeteve. Në vitin 2007 ai së bashku me pjesëtarë të tjerë të familjes së tij ka krijuar shoqërinë tregtare “F.Z.Contruction”. Objekt i aktivitetit të kësaj shoqërie ka qenë kryesisht në fushën e ndërtimit në qytetin e Tiranës. “F.Z.Contruction” shpk në vitin 2007 i ka shitur Ardian Dulakut sipërfaqen prej 13.150 m2 në Miull Bathore Tiranë në vlerën prej 986.250 euro. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’

‘Faqe e zezë’, Basha: Të protestosh para Bashkisë me Ilir  Metën, solli Ramën në pushtet e tani del aty si ‘supermen’