I kërkuar për trafikim të 50 kg heroinë në Spanjë, kush është biznesmeni shqiptar me dy emra që u vu në pranga në Mal të Zi (FOTO)

Është arrestuar në Malin e Zi nga Interpol, biznesmeni shqiptar Anton Gjini, i cili njihet ndryshe me emrin Pashk Rrapi. Mediat malazeze shkruajnë se ai është arrestuar dy ditë më parë në kufirin e Malit të Zi, në pikën kufitare Bozaj.

Në momentin që atij i është kërkuar dokumenti i identifikimit nga autoritetet vendase për t’i bërë kontrollin, ka dhënë pasaportën me identitetin e tij të dytë, Pashkë Rrapi, dhe jo me identitetin e tij të vërtetë. Identifikimi i tij është bërë përmes shenjave të gishtave, ku e zbulua se ishte person në kërkim dhe i dënuar me tetë vite e nëntë muaj burg për trafikim të lëndëve narkotike në Spanjë.

“Bazuar në njohuritë operacionale, dhe më vonë në verifikimin dhe konfirmimin e identitetit, u përcaktua se ky person kërkohej nën një identitet tjetër nga Interpol Madrid, në mënyrë që të vuante një dënim me burg prej tetë vjet e nëntë muaj për krimin e trafikut të drogës.”- shprehet në një deklaratë policia e Malit të Zi.

Më herët, ka qenë Interpol Madrid, i cili ka ngritur alarmin e kuq për këtë shtetas. Ai pritet të ekstradohet në drejtim të Spanjës, për të vuajtur dënimin e dhënë nga shteti iberik. Sipas Ministrisë së Brendshme të Malit të Zi, Anton Gjini është anëtar i një organizate kriminale, e cila në vitin 2006 organizoi dhe koordinoi importimin, magazinimin dhe shitjen e mëtejshme të 50 kilogramëve heroinë në territorin e Spanjës, në zonat përreth qyteteve të Murcia dhe Alicante.

Anton Gjini

Por, kush është Anton Gjinaj, apo Pashk Rrapi, dhe cili është aktiviteti i tij i biznesit në Shqipëri?

Anton Gjinaj rezulton të jetë pronar i kompanisë "Alesio-2014", në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë. Po ashtu ai njihet edhe me emrin Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi. Ligji për prokurimin publik në Shqipëri parashikon përjashtimin nga tenderat dhe kontratat që vijnë nga organet publike të njerëzve që rezultojnë të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike. Në këtë rast duket se ka patur një 'përjashtim' pasi pavarësisht se në Spanjë Gjini rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg, ka mundur të fitoj tendera të shumtë.

Kompania "Alesio-2014" rezulton të ketë fituar 10 tendera. I fundit është ai i datës 24 shkurt 2021, për blerje asfalti për rrugë urbane dhe rurale, nga ndërmarrja e rrugëve në Durrës. Në këtë tender bie në sy shuma shumë e afërt e fondit limit me atë që ka vënë në dispozicion kompania fituese. "Alesio-2014" është shpallur fituese me 34,981,280 lekë të reja, përkundejt 34,999,000 fondit limit. Po ashtu, kjo kompani rezulton të ketë fituar tendera asfaltimi në Fushë Krujë, Krujë, Thumanë e më gjerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:44
I dënuar për trafikim heroine në Spanjë, kush është biznesmeni Anton Gjinaj që u prangos në Malin e Zi

Anton Gjinaj rezulton të jetë pronar i kompanisë "Alesio-2014", në aktivitetin e së cilës janë një numër i konsiderueshëm biznesesh që operojnë jo vetëm në Tiranë, por edhe në Durrës, Kavajë e më gjerë. Po ashtu ai njihet edhe me emrin Pashk Rrapi, emër me të cilin u identifikua fillimisht në Mal të Zi. Ligji për prokurimin publik në Shqipëri parashikon përjashtimin nga tenderat dhe kontratat që vijnë nga organet publike të njerëzve që rezultojnë të jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për veprimtari në fushën e lëndëve narkotike. Në këtë rast duket se ka patur një 'përjashtim' pasi pavarësisht se në Spanjë Gjini rezulton të jetë i dënuar me 8 vite e 9 muaj burg, ka mundur të fitoj tendera të shumtë.

Kompania "Alesio-2014" rezulton të ketë fituar 10 tendera. I fundit është ai i datës 24 shkurt 2021, për blerje asfalti për rrugë urbane dhe rurale, nga ndërmarrja e rrugëve në Durrës. Në këtë tender bie në sy shuma shumë e afërt e fondit limit me atë që ka vënë në dispozicion kompania fituese. "Alesio-2014" është shpallur fituese me 34,981,280 lekë të reja, përkundejt 34,999,000 fondit limit. Po ashtu, kjo kompani rezulton të ketë fituar tendera asfaltimi në Fushë Krujë, Krujë, Thumanë e më gjerë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Qytetari: 14/04/2021 20:59

    Shqiperia eshte parajse per te gjithe trafikantët. Keshtu jane shumica e firmave te ndertimit, me injoranter,trafikanter qe pastrojne leket e ndryra qe vine era helm, eea droge. Ja Shqiperia e Edi Rames, bahçe lule per llumin, ne qytetaret strukemi, nuk ngreme zeri, nuk njihemi, jemi anonim sepse bulevardin, rrugen, bllokun, resortet i zënë këta. Ne shtetin e Saliut dhe Edit Shqiperia komandohet nga krimi, ata jane zot te vendit. Qyteraret e ndershem, intelektualet, pedagoget, financieret, mjeket, etj, ikin ne Gjermani....Mjere ata qe nuk kanë mundësi as të ikin....

    Përgjigju
    • CaBone: 14/04/2021 22:18

      Un nuk mendoj se i ka ndaluar njeri Intelektualet, Pedagoget etj, etj. Tani dhe cunat qe kan lek i lejohet te bejn nai gje them un? Nuk mendoj se jan te gjith cuna te keqinj.

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez