I kërkuar për vrasjen e një 20-vjeçari në Norvegji dhe i lidhur me ISIS-in, arrestohet 34 vjeçari nga Kosova
Vëllezërit Valon dhe Visar Avdyli
Në tetor të vitit 2021 në Oslo kishte ndodhur një vrasje. Kishte humbur jetën 20-vjeçari, Hamse Adan.
Për këtë krim ishin shpallur në kërkim nga institucionet e Norvegjisë dy vëllezër nga Kosova, Visar dhe Valon Avdyli, 34 vjeç dhe 37-vjeç.
Në nëntor vitit të kaluar në Turqi, ishte arrestuar Valon Avdyli kurse sot në pranga ka rënë i vëllai Visari në Ferizaj, ka njoftuar Policia e Kosovës.
“Personi i arrestuar, me inicialet V.A., i lindur në vitin 1989, ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet norvegjeze për veprën penale "vrasje" të kryer në Oslo më 07.10.2021. Personi i arrestuar përveç shtetësisë kosovare, posedon edhe shtetësi norvegjeze, ndërsa në momentin e arrestimit të njëjtit i është gjetur një armë zjarri si dhe disa pasaporta të shteteve të tjera të cilat me gjase janë te falsifikuara”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Të dy vëllezërit nga Kosova kanë qenë më parë të dënuar për terrorizëm. Valon Avdyli u dënua për pjesëmarrje në organizatën terroriste ISIS, ndërsa Visar Avdyli u dënua se kishte tentuar t’i ofronte mbështetje materiale ISIS-it përmes vëllait të tretë, Egzon Avdylit.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?
-
Po
68.5%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 2642
Lajme të tjera
-
U zunë për makinën, burri kthen gruan tek familja e saj
8 Maj, 17:34
-
Escobar: Ka shqetësime se Kosova mund të mos i ketë votat për KiE-në
8 Maj, 17:03
-
Kurti: Kosova nuk e pranon Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE
8 Maj, 12:36
-
Serbia mes Titos dhe Enver Hoxhës?
8 Maj, 10:30
-
Hakerët rus sulmuan faqet e institucioneve të Kosovës
7 Maj, 22:45
-
Ministrja e Jashtme Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid kundër Kosovës
7 Maj, 22:04
-
Policia e Kosovës gjen kamera në një rrugë malore në kufirin lindor me Serbinë
7 Maj, 17:13
-
Kurti kërkon që normalizimi i raporteve me Serbinë të mos përzihet me KiE-në
6 Maj, 20:05
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës me stërvitje të përbashkët
6 Maj, 15:25
-
Kosovë/ Tentativë vrasje ndaj drejtorit komunal të Leposaviç-it! Jaballanoviç: Një i maskuar më drejtoi armën, por iu bllokua
6 Maj, 10:41
-
Eksperti: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave
4 Maj, 19:21
-
A mund ta sulmojë Serbia-Kosovën? Ja çfarë thotë komandanti i KFOR-it
4 Maj, 16:19