I kishte fshehur në trup dhe valixhe, shqiptarit i sekuestrohen 22 mijë paund në Rinas

I kishte fshehur në trup dhe valixhe, shqiptarit i sekuestrohen 22 mijë paund në Rinas

Paratë e sekuestruara

TIRANË- Një sasi prej 22 mijë paundësh është sekuestruar ditën e sotme në aeroportin e Rinasit. Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se poseduesi i tyre i kishte fshehur këto para të padeklaruar në valixhe, por edhe në trup. Paratë po tentonin të hynin nga Londra në Shqipëri, por u kapën nga policia gjatë kontrollit në aeroport.

Ndaj poseduesit me inicialet D.T.kanë nisur hetimet për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë". Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme, po në Rinas u sekuestruan 42 mijë paund të padeklaruara, të cilat ndodheshin në valixhen e një shtetasi shqiptar.

Njoftimi i Drejtorisë së Pergjithshme të Doganave
Strukturat Doganore gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me punonjësit e Policisë Kufitare, sekuestruan një shumë prej 22.000 Paund Cash, të cilat ishin të padeklaruara në Degën Doganore të Rinasit.

Sipas raportimit të struktuarave doganore, gjatë kontrollit të pasagjerëve të linjës ajrore Ëizz Air me intenerar Luton - Rinas, kostatuan se shtetasi me inicialet D.T. në valixhe dhe trup kishte të padeklaruara një sasi prej 22.000 paund, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Nga ana strukturave u kryen veprimet e para hetimore për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave në kufi dhe sendeve me vlerë" parashikuar nga neni 179.a i K.Penal.

Sezoni turistik rrit dhe numrin e hyrje-daljeve në vendin tonë. Kjo bën që dhe strukturat tona të rrisin edhe më tepër kontrollet, sidomos në aeroportin e Rinasit.

Ky është rasti i dytë brenda pak ditëve që strukturat doganore, në të njëjtën linjë udhëtimi kapin sasi valute cash të padeklaruar.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • loni: 05/08/2020 15:05

    shteti gjerman kur te gjen para te padeklaruara te mban taksen dhe ti jep mbrapsht. po shteti jon eshte thjesht shtet hajdut

    Përgjigju
  • Çudi e modhe: 05/08/2020 14:15

    Po 22,000 £ Jane me pak se 1 vit pune ndershëm në UK , po Ky ska ditur çfarë sekuestrim leshi eshte kjo , sikur 1.800£ me vendos mënjanë për 1 vit bëhen kaq , apo sikur të kete 2 vite pa ardhur , me 900£ muaj bëhen kaq lek. Deri 10,000 lejohen , se kuptoj pse nuk i deklaron kufi se nuk jane aq shume para , për dike që jeton ne UK , USA 22K pound nuk jane aq shume. Gjithsesi prap i mer leket nqs paraqet dokumenta që jane të ardhura nga puna ose biznesi etj , por pse me i hap pune vetes për 22k £ !

    Përgjigju
  • Wtf: 05/08/2020 13:21

    Kto lek po mbajn at vend qe a ba si varreze! Mos te ishin emigrantat do vdisnin per buk! E shikoni qe sa u tremb ky popull kur u mbyllen rruget se u nderpre furnizimi me valute nga jashte. Ato £22000 nuk ja ka vjedh kujt o t poshter!

    Përgjigju
  • WTF: 05/08/2020 10:00

    Cfare jane keta fshatare qe nuk e kane idene se si transportohen parate? Blej nje Rolex £20.000 dymije ne xhep dhe kalon pa problem. Varianti i dyte eshte amnistia, deklaroji parate ne kufi dhe i kalon pa problem. Ne momentin qe thua nuk kam gje per te deklaruar, ke shkelur ligjin dhe amnistia nuk funksionon me. Njerez te trashe!

    Përgjigju
    • EX MILITARY: 05/08/2020 11:45

      Ose 2 rruge me avion hahah

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

 Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit

Fundjavë me shi e borë, vijon dhe i ftohti! Parashikimi i motit