I konsideroi shqiptarët mashtrues/ Rama reagon ashpër ndaj moderatorit të ZDF: Padyshim, një shprehje e turpshme!

I konsideroi shqiptarët mashtrues/ Rama reagon ashpër ndaj moderatorit të ZDF: Padyshim, një shprehje e turpshme!

Edi Rama dhe Markus Lanz

Gazeta gjermane “BILD” ka intervistuar kryeministrin Edi Rama pas disa sulmeve raciste e denigruese nga gazetari i ZDF.  Me një gjuhë raciste dhe denigruese duke debatuar ashpër me ministrin gjerman të Transporteve, Marcu Lanz u shpreh ““Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”. Rama ka reaguar ashpër për këtë cilësim të Lanz, duke e quajtur atë shprehje të turpshme.

“Jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”, tha Rama. Më tej kryeministri foli rreth takimit me kancelaren Merkel që pritet të zhvillojë të hënën dhe negociatat e Shqipërisë me BE.

Për më shumë lexoni artikullin e plotë të “BILD”:

Kryeministri shqiptar i përgjigjet ZDF
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama kritikoi ashpër moderatorin e ZDF, Marcus Lanz, për komentin e tij në lidhje me shqiptarët, të cilët i konsideroi si mashtrues.
Rama, i cili pritet të vizitojë Berlinin të dielën, i tha Bild-it se ishte shumë i habitur nga ky cilësim. “Jam shumë i habitur që mund të dëgjosh një gjuhë të tillë në një kanal televiziv aq të njohur siç është ZDF! Nuk e di nëse ky është ndonjë gabim i pafajshëm apo ndonjë keqemërtim racist për shqiptarët si popull, por padyshim që është një shprehje e turpshme”.

Çfarë ka ndodhur gjatë emisionit të Lanz-it? Ka pasur një debat të nxehtë mes ministrit gjerman të Transporteve, Andreas Scheuer, (CSU) dhe moderatorit, në lidhje me bilancin e gabimeve të Scheuer si ministër. “Për të gjithë”, pyeti Lanz, “apo për të huajt? Pikërisht kjo është çështja!” “Sigurisht që për të gjithë”, iu përgjigj Scheuer. “Tani, le të mos i tregojmë njëri-tjetrit përralla”, e paralajmëroi Lanz. Por, Scheuer e “çoi deri te burimi dhe nuk i dha ujë”. “Unë kam një mendim ligjor ndryshe nga ai i ECJ”, shpjegoi ai. “Unë i bashkohem Prokurorit të Përgjithshëm të CJEU”. Krejt papritur, Lanz u ndje keq: “Tani ti je duke rënë në nivelin e lojës mashtruese të shqiptarëve”, thumboi ai, gjë për të cilën edhe u duartrokit. 

Kryeministri i Shqipërisë i tha Bild-it se “nuk është hera e parë dhe nuk ka për të qenë e fundit që shqiptarët bëhen shënjestra e gazetarëve përtacë, por kur vjen nga një kompani mediatike kaq shumë e respektuar si ZDF, nëpërmjet dikujt me reputacionin e veçantë të Lanz, padyshim që të lëndon shumë. Një ndjesë në emision do ta paraqiste si një gabim të pafajshëm, ndërkohë që e kundërta do të ishte shumë më lënduese edhe se vetë shprehja e turpshme”.

Debati dhe ofendimi ndaj shqiptarëve

Rama do të vazhdojë me vizitën e tij në Berlin shkruan Bild. “Kancelarja Merkel është pionierja e Europës dhe një figurë frymëzuese për të gjithë ne që po luftojmë fort që një ditë t’i bashkohemi Europës duke reformuar vendet tona kandidate në Ballkanin Perëndimor dhe duke i ndryshuar ato për mire. Kështu që takimi me të është një gëzim dhe një nder special, por këtë here është edhe shumë i rëndësishëm për mua si kryeministri i një vendi që i godit rëndë nga një tërmet shkatërrues nëntorin e kaluar. Shqipëria është në pritje të një rezultati pozitiv nga konferenca e donatorëve për rindërtimin pas tërmetit, që do të drejtohet nga Ursula von der Leyen në Bruksel, më 17 shkurt. Kancelarja Merkel është treguar shumë dashamirëse me popullin shqiptar që nga momentet e para pas tragjedisë dhe unë do të kërkoj ndihmën e tyre që ta bëj konferencën e donatorëve një dritë shprese për të paktën 15 000 persona që kanë humbur shtëpitë e tyre”.

Intervista e botuar ne gazeten gjermane BILD

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • fisheku: 25/01/2020 10:42

    Per ata qe bejne komente kritike; po pse o njerez cpune ka interesi politik, ju pelqen sju pelqen Rama, Basha e ku di une, me dinjitetin e Shqiptareve. Stop ofendimeve dhe krahasimeve te mases, nuk futen te gjithe ne nje kosh. Te jemi gjithmone bashke per interesa dhe mbrojtje te perbashketa dhe mbase kundershtare per ato personale apo politike.

    Përgjigju
  • nuri 2: 25/01/2020 08:52

    mos komentoni kot kur sdini te shkruani

    Përgjigju
  • Proka: 25/01/2020 07:09

    Shume mire beri Rama me reagimin e tij, per mua ky moderator eshte tejet ordiner. Askush ne bote nuk ka te drejte te etikoje nje Komb si te pandergjegjshem. Eshte kulture e ulet dhe shkon ne drejtim te racizmit.

    Përgjigju
  • USA: 25/01/2020 04:27

    Po pse te djeg o kryetar.Ai nuk te permendi as ty dhe me e rendesishmja as partine tende. Shqiptar eshte edhe Ismail Kadare por nuk e ka mizen nen ksule.Te pakten Ismaili edhe di te flase edhe di te shkruaj.Ti zotrote mendon se ato jane budallenj dhe nuk dallojne njerezit qofshin ato edhe politikane si puna juaj apo te tjeret qe iken.l

    Përgjigju
  • Toni: 25/01/2020 01:25

    Qoje ne gjygj per shpifje tashi hahhahah more shoku I vesh gjatit.

    Përgjigju
  • Emi: 24/01/2020 20:27

    Kur te bjel vrera si popull e kur ske zote shpijete nermal se do tallen bote me ne.

    Përgjigju
  • Anonim: 24/01/2020 17:42

    Bravo Edi Rama keshtu duhet ti pergjigjesh mbrapsh ne te njejten menyre qe e meritojn kushdo qe te jete,Lanz duhet te kerkoj falje per ate shprehje

    Përgjigju
  • Keqe Interpentim: 24/01/2020 17:24

    Se ka patur me Shqiptaret ..Por me ata shqipfolesit miza ..ata mbahen kudo ne Bote Si Maahtruesa dhe Kriminel.. Fatekeqesi qe flasin te njejten Gjuhe.. Panvaresisht qe Ju über perkthehes per te kuptuar kuptimet e fjalise te pergjytmturuar..

    Përgjigju
    • Kol: 25/01/2020 00:11

      Mëso shqip së pari,pastaj kritiko shqipfolësit e tjere.

    • Marko: 24/01/2020 19:25

      O zoteri ti shqipfoles bashkeatdhetar kushuri apo thjesht i njohur i ndonje krimineli se perderisa e bere kriminel nje pjese te shqipfolese i bie qe e tike diku me dike nje lidhje kriminale,po ik vl megjithe keta qe kane grupe naziste qe vrasin politikan gjerman qe jane rraca me e keqe e komentuar ne histori me nazismin e tyre te kamufuluar ne kimandimin e europes,pse e keni kete inferioritetin te ngulur ne gjak,ka kriminele gjermane ka shqipetare ka anglez ka e serb nuk jane vetem shqipetaret kriminela ne europe o inferoriteti

  • Turi: 24/01/2020 17:23

    Padite per shpifje,mbylle fare zdf

    Përgjigju
  • KATHARSIS: 24/01/2020 16:55

    Ka thene te verteten.

    Përgjigju
    • Kafsha: 25/01/2020 08:22

      Ikni ore bajga mesoni shqip pastaj komentoni. Shyqyr qe blete nganjë telefon!

    • Alb: 25/01/2020 05:33

      Po pra te verteten adhru sic kane thene edhe per popuj te tjere te ballkanit dhe madje komshinjte tane greke ku para fusa vitesh bene cilesimeta me ofenduese edhe per ta.... Si gjithmone thone vetem te verteta

    • Rhhh: 24/01/2020 19:02

      Po te verteten ka thene, po nuk i vjen mire ketij skenderbeut tone. Keta politikanet tane mashtrojne nga mengjesi ne dark

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod

Lufta në Ukrainë/ Të shtëna dhe shpërthime pranë centralit Zaporizhzhia! Moska: 15 objektiva ajrore ukrainase u rrëzuan mbi Belgorod