I këput nga qafa dy varëset e floririt/ Gruaja bën denoncimin në polici, autorit i zbulohen edhe vjedhjet e tjera

I këput nga qafa dy varëset e floririt/ Gruaja bën denoncimin në polici, autorit i zbulohen edhe vjedhjet e tjera

FIER - Një 40-vjeçar u arrestua nga policia e Fierit pas telefonatës tek "112-a" të një gruaje që sapo i kishin vjedhur nga qafa dy varëse floriri. Nga përfshkrimi që ajo dha, policia nisi aksionin për kapjen e tij, duke bërë t ëmundur arrestimin e 40-vjeçarit me inicialet M.L, banues në Fier.

Atij ju sekuestruan varëset e florit që kishte vjedhur, ndërkohë që nga hetimet, u zbulua se ai ishte autor edhe i një sërë vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Fierit. 40-vjeçari rezultoi të kishte vjedhur edhe 8 motoçikleta dhe biçikleta.

Ati do të hetohet nga Prokuroria e Fierit për veprën penale "Vjedhja me dhunë".

Vjedhjet e tjera
•    Në datë 20.04.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit A.B, në lagjen "1 Maj".
•    Në datë 26.06.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit A.R, në Petovë.
•    Në datën 02.07.2019, dyshohet se  ka vjedhur motorin e shtetasit S.D, në lagjen "29 Nëntori".
•    Në datën 15.07.2019, dyshohet se ka vjedhur motorin e shtetasit V.H,  në Hasturkas.
•    Në datën 22.01.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetasit T.B, në lagjen "Konferenca e Pezës" Fier.
•    Në datën 07.03.2019, dyshohet se  ka vjedhur biçikletën e shtetases J.H,  në lagjen "11 Janari".
•    Në datën 06.03.2019, dyshohet se ka vjedhur biçikletën e E.N, në lagjen "15 tetori".

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Filmi italian që mundi 'Barbie'

Filmi italian që mundi 'Barbie'