I lidhur me grupe kriminale në Tiranë dhe i përfshirë në trafikun e kokainës, prokuroria kërkon sekuestrimin e 6 pronave të Altin Gegës

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sekuestrimin e 6 pasurive të paluajtshme të Altin Gegës, i cili u arrestua më 27 korrik të vitit 2021 për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Altin Gega u vu në pranga së bashku me 4 të tjerë pasi shpërndanin kokainë duke e fshehur në kuti picash, aktivitet që e zhvillonin në biznesin e Gentian Kores, në rrugën “Kujtim Laro”.

Sipas Prokurorisë, ka dyshime të forta se ka pasur lidhje me grupe kriminale në Tiranë, i fokusuar kryesisht në shpërndarjen e drogërave dhe transportin e kanabisit dhe kokainës, bën me dije gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, Gega e ka ushtruar këtë aktivitet në fushën e shitjes së kokainës, edhe në shtete të tjera jashtë Shqipërisë, si në Itali, Holandë, por më i fokusuar dhe në mënyrë më intensive në Gjermani.

Paraprakisht nga informacionet e mbledhura në rrugë operative si dhe pas një pune të gjatë, janë identifikuar pasuritë familjare, të cilat nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike nga Altin Gega dhe dyshohet se rrjedhin nga veprimtari kriminale.

“Duke qenë se pasuritë e evidentuara gjatë hetimit të kryer që janë në pronësi të Altin Gegës dhe familjareve të tij, kanë rrezik të tjetërsohen, të asgjësohen, të dëmtohen, të transferohen/ transportohen apo çdo rast tjetër që dyshohet se mund të rrezikohet zbatimi i një mase të mundshme sekuestroje, është e domosdoshme që pasuritë e identifikuara në emër të Altin Gegës, lindur dhe banues në Tiranë t’i nënshtrohen sekuestros, pasi plotësohen të gjitha kriteret ligjore të analizuara më lart”, thuhet në kërkesën e Prokurorisë.

Pasuritë që kërkohen të sekuestrohen:

  • Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N4, me sipërfaqe 465.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G. dhe Sh.G;
  • Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+2-N2, me sipërfaqe 149.25 m2, në pronësi të shtetasve G. G dhe Sh.G;
  • Zona Kadastrale nr 3976, lloji i pasurisë NJËSI me nr Pasurie 52/44+3-N4, me sipërfaqe 659.3 m2, në pronësi të shtetasve G.G dhe Sh.G;
  • Zona Kadastrale nr 3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 76/42, me sipërfaqe 1400 m2, në pronësi të shtetasit G.G., me nr identifikimi numër personal ID G21127076S, e regjistruar në datë në datë 09.12.2020;
  • Zona Kadastrale nr.3426, lloji i pasurisë ARË me nr Pasurie 493/25, me sipërfaqe 1580 m2, në pronësi të shtetasit G. G.; dhe
  • Zona Kadastrale nr.8110, lloji i pasurisë TRUALL me nr Pasurie 3/455, me sipërfaqe 248.1 m2, në pronësi të shtetasit G. G. Pasuria është fituar me leje legalizimi nr. 1230170 datë 27.07.2018 që është godinë banimi 4 kate me sipërfaqe kati perdhe 98.2 m2, sipërfaqe e katit të parë 107.3 m2, sipërfaqe verande 19.4 m2, kati i dytë 89.7m2, sipërfaqe verande 41.6m2, sipërfaqe e katit të tretë 82.5m2 dhe sipërfaqe verande 48.8m2.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:00
Sot i kërkohet sekuestrimi i pasurisë, si shpëtuan bashkëpunëtorët e Altin Gegës nga duart e policisë para një viti (VIDEO)

Teksa i kërkohet sekuestrimi i 6 pronave të paluajtshme, Altin Gega u arrestua nga policia më 27 korrik 2021 për shpërndarje të kokainës me kutitë e picave. Po atë kohë, në një prej operacioneve, dy prej bashkëpunëtorëve të tij arritën të shpëtonin nga duart e forcave blu së bashku me bashkëpunëtorët e tij.

Report Tv ju risjell pamjet e momentit kur agjentët e operacionales i drejtohen një mjeti tip “Mercedez Benz” brenda të cilit ishin Gazmir Cani dhe Erjon Prengaj të cilit i kërkojnë të ndalojë dhe të hapë derën. Drejtuesi i mjetit Gazmir Cani refuzon urdhrin e policisë për të ndaluar, duke i dhënë makinës me shpejtësi, duke rrezikuar njërin prej efektivëve dhe largohet nga vendi i ngjarjes. Megjithatë, arratia nuk i zgjati shumë pasi efektivët e kapën vetëm pas disa minutash.

Në pranga për shpërndarjen e kokainës me kuti picash ishin ranë Gentian Kore, Taulant Çoku, Altin Gega, Erjon Prengaj, dhe Gazmir Cani.

A.M./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit