I liroi gjykata, Prokuroria çon në gjyq dosjen e grupit 'Bajri' me akuza të tjetërsuara! Pushohet hetimi për mjekët e spitalit

I liroi gjykata, Prokuroria çon në gjyq dosjen e grupit 'Bajri' me akuza të tjetërsuara!  Pushohet hetimi për mjekët e spitalit

Në një kohë kur gjykata e Shkodrës, ka vendosur të lirojë të gjithë të pandehurit e dosjes “Bajri”, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, nga ana tjetër prokuroria e këtij qyteti ka mbyllur hetimet duke dërguar në gjykatë dosjen penale me disa të pandehur.

Por ndryshe nga akuzat e rënda penale çfarë paraqiti policia gjatë promovimit të operacionit “Oaz” në shtator 2018, kjo dosje penale tashmë është katandisur në vepra shumë të lehta, si, “Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”, “Organizim i lojërave të fatit” dhe “Përcaktimi i rezultateve në garat sportive”.

Behar Bajri është marrë i pandehur për “Organizim i lojërave të fatit”. Ndërsa  Safet Rustemi, Ilir Rustemi, Astmer Bilali, Ismet Idrizi dhe Sirjan Alia, janë marrë të pandehur për akuzat e tjerë. Për sa i përket akuzës të “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, prokuroria e Shkodrës vijon hetimet për Enver Bajrin, i cili vijon të qëndrojë jashtë territorit shqiptar. Në këtë çështje penale kanë qenë nën hetim dhe tre mjekë të spitalit Shkodër, si Senad Halluni, Florine Hoxha dhe Mira Nikaj, ku akuza ndaj tyre është pushuar.

Pushimi i akuzave për Behar Bajrin, është kryer edhe për sa i përket veprave penale si “Grupi i strukturuar kriminal” dhe vrasjes me dashje të shtetasit Arben Tuzi dhe Fabjola Hysenit. Të dyja këto vrasjes tashmë, janë pa autor dhe hetimi për to është pezulluar.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi: 03/07/2020 14:10

    Ska shtet por ka mafje

    Përgjigju
  • Santa Quaranta: 03/07/2020 10:55

    Si qenka akuze e lehte "Shtrengimi me ane te kanosjes per dhenie pasurie"??!! Te pakten dashnorja e Beharit te kthente leket qe ka marre si e punesuar ne spital dhe nuk ka dale asnje dite ne pune! Shtet shkerdhat!! Te korruptuar!! Vrases!!

    Përgjigju
    • x santa quaranten: 03/07/2020 22:26

      Dashnores i duhen te rregulloj surratin se eshte e shemtuar fort. I ka te justifikuara

  • Flora: 02/07/2020 21:29

    Nuk ka SPAK as shtet qe i ndal Bajret.Mafia ben ligjin ne ket vend te qelbur.Mafia ka kap cdo hallke te shtetit dhe ne presim qe mafia te denoj mafien.Vetem nje burr shteti ka njoh ky vend,Enver Hoxha.Burr shteti i till nuk lind me.

    Përgjigju
  • erald rusi: 02/07/2020 19:29

    spak ose aspak. Tani shpresojme te vije ligji per armet qe te mbrohem qytetaret e thjeshte. Gjithsesi dita ka per tju ardhur te gjitheve

    Përgjigju
    • Spartak: 05/07/2020 21:07

      Mos merrni.neper goj te tjeret sepse te barjat kam punuar dhe hakun hak lereni rahat fizin bajri sepse i njoh mir dhe na kan nimuar ne jetimat sa her kena pas nevoj flm

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA

Shefi i CIA-s: Ukraina mund të humbë pa ndihmën e SHBA