Shqiptari habit britanikët/ I maskuar me fasho rreth kokës, 28 vjeçari futej në testet e teorisë për marrjen e patentës për persona të tjerë

Shqiptari habit britanikët/ I maskuar me fasho rreth kokës, 28 vjeçari futej në testet e teorisë  për marrjen e patentës për persona të tjerë

Në një kohë kur provimi i patentës është një stres i vërtetë dhe shumë kanë frikë se do të ngelin në të. Disa qytetarë në Mbretërinë e Bashkuar e kishin gjetur zgjidhjen, të paguajnë dikë i cili do të futej në provim në vendin e tyre, sigurisht deri sa ai të kapej nga policia.

Izmir Senaj, 28 vjeçari me origjinë nga Shqipëria kishte arritur të merrte provimet e teorisë për drejtimin e makinës për njerëz të tjerë ndërsa maskohej me një fashë rreth kokës.

I veshur me një jelek të tejdukshëm dhe me një fashë rreth kokës dhe plaster mbi hundën e tij, ai dorëzonte një patentë shoferi të përkohshme në emër të një burri shqiptar.

Senaj përdorte disa justifikime për dëmtimet e tij, të tilla si punën në një shesh ndërtimi atë ditë kur u godit nga skela dhe u dërgua në shtëpi nga ndihmësit e parë, herë tjetër ai kishte pretenduar se kishte rënë nga shkallët, ndërsa u paraqitej në qendrat testimit në të gjithë Anglinë për të marrë testet e personave me të cilët kishte rënë paraprakisht dakord.  Ai u kap përfundimisht nga një anëtar i stafit në një qendër testimi në Sëindon, i cili e njohu atë dhe thirri policinë. Senaj, nga East Ham, Londër, u burgos për dy vjet e katër muaj në Swindon Crown Court pasi ai u deklarua fajtor për katër akuza për mashtrim.

I intervistuar nga hetuesit Senaj pretendoi se ai u detyrohej borxhe bixhozi dy prej personave për të cilën bëri testin duke përfshirë një që e përshkroi si gangster të dhunshëm ’.

Gjykatësi vuri në dukje se Senaj ishte burgosur dy herë për mashtrim që nga viti 2014 dhe kreu shkeljet e fundit ndërsa ishte i liruar me kusht.  Gjykata arriti të dëshmojë se deri në fund të vitit 2018 dhe në fillim të vitit 2019, Senaj shkoi në katër qendra testimi në Anglinë jugore për të marrë testin e teorisë në emër të personave të tjerë.  

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • BO55 KU: 29/05/2021 10:59

    Kajamor içatnon. Albanezi eka ngjak dallaverin. Besa albanezit si hajdari i çekrezit.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet