I mbaron misioni si drejtuese e Zyrës së Sigurisë Rajonale të SHBA-së në Shqipëri, Rrumbullaku i jep Karen Riley certefikatën ‘Për Shërbime të Dalluara’
Pamje të ceremonisë së zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku, i ka dorëzuar një certifikatë “Për Shërbime të Dalluara” Shefes së Zyrës së Sigurisë Rajonale në ambasadën e SHBA-së në Shqipëri, Karen Riley, me rastin e përfundimit të misionit të saj si drejtuese e kësaj zyre, në Shqipëri.
Gjatë ceremonisë së zhvilluar në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, në prani të dejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtori i Përgjithshëm i dorëzoi znj. Riley, certifikatën “Për shërbime të dalluara” me motivacionin për kontributin e saj në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-SHBA.
“Për kontribut të jashtëzakonshëm në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të SHBA-së, në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar, terrorizmit dhe trafiqeve të paligjshme, në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe logjistike të Policisë së Shtetit shqiptar, si dhe në nxitjen dhe fuqizimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe të vendeve të rajonit, në interes të forcimit të sigurisë publike”.
Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm theksoi se Policia e Shtetit është e angazhuar dhe e fokusuar maksimalisht në forcimin e bashkëpunimit më aleatët strategjikë dhe me të gjithë partnerët kudo në botë, pasi krimi nuk njeh kufij dhe në këtë kontekst as bashkëpunimi nuk duhet të njohë kufij apo barriera.
Riley shprehu mirënjohjen e saj, për certifikatën dhe për bashkëpunimin e ngushtë me Policinë e Shtetit shqiptar.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Kërcënimet nga krimi, a duhet forcuar mbrojtja e prokurorëve e gjyqtarëve?
-
Po
77.8%
-
Jo
16.7%
-
Nuk e di
5.5%
Vota total: 2617
Lajme të tjera
-
Vazhdon dita e dytë e gjyqit të Trump, nën akuza për mashtrime në biznes
3 Tetor, 22:29
-
SHBA: Serbia ka filluar të tërheqë forcat nga kufiri me Kosovën
3 Tetor, 21:44
-
U rrëmbye teksa luante gjatë një pikniku në New York, 9-vjeçarja gjendet në dollapin e rrëmbyesit
3 Tetor, 19:06
-
Hunter Biden del para gjykatës, deklarohet i pafajshëm për armëmbajtje pa leje
3 Tetor, 17:13
-
Elon Musk përballet me 2 padi në SHBA
3 Tetor, 17:05
-
VIDEO/ U tall me shpërndarësin e ushqimit, youtuberi e pëson keq, qëllohet me plumb në gjoks! Skena e frikshme kapet në kamera
3 Tetor, 10:02
-
Zyrtarët amerikanë takohen me Rrumbullakun: Bashkëpunim midis forcave të rendit të SHBA dhe Policisë së Shtetit
3 Tetor, 09:56
-
SHBA/ Republikani Gaetz depoziton mocionin për shkarkimin e McCarthy: U mbështet te votat e demokratëve për miratimin e një mase
3 Tetor, 07:36
-
‘Shkruante për temat LGBTQ+ dhe abuzim me drogën’, qëllohet 7 herë në shtëpinë e tij, vdes gazetari amerikan
2 Tetor, 21:56
-
Çfarë di princi i kurorës së Arabisë Saudite që ne nuk e dimë?
2 Tetor, 21:03
-
Kina: Shpresojmë se SHBA do të bëjë më shumë gjëra të favorshme për dialogun mes dy vendeve
2 Tetor, 20:10
-
Para hyrjes në sallën e gjyqit, reagon Trump: Mos besoni asgjë që lexoni
2 Tetor, 18:09