I morën ryshfet babait të të plagosurit nga masakra e Velipojës, Gjykata e Apelit në Shkodër lë në burg dy mjekët dhe infermieren! Avokati: S'ka prova
Një nga mjekët e arrestuar, Serdi Memini
SHKODËR- Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë me masën e sigurisë “arrest me burg” për dy mjekët Serdi Memini dhe Ervin Sulaj si dhe infermieren Diellë Macaj. Avokatët mbrojtës Anton Kosteri, Bujar Hoti dhe Landa Marku kërkuan zbutje të masës së sigurisë “arrest me burg” duke thënë se ndaj dy mjekëve nuk ka asnjë provë, por kjo u rrwzua nga gjyqtari i çwshtjes Tonin Stërkaj.
Dy mjekët janë arrestuar në spitalin e Traumës në Tiranës të dyshuar për korrupsion pasi dyshohet se i kanë marrë para Fatbardh Dyli, babai i të plagosurit Elmidin Dyli i cili u plagos në ngjarjen e rëndë në Velipojë më 27 qershor ku pati katër të vrarë dhe dy të plagosur mes të cilëve edhe 17 vjeçari Dyli. Pas arrestimit të mjekëve, bluzat e bardha dolën në protestë duke e quajtur arrestimin e tyre si show, shkelje e ligjit dhe abuzim.
Ngajrja e rëndë u regjistrua pak javë më parë, ndërsa gjithçka nisi si një debat mes vëllezërve Ferracaku dhe atyre Gocaj për pjesën e shezlongëve në plazh, por që përfundoi në një masakër.
Kujtim Ferracaku, pronar i Hotel 'Fantazia' u përplas me armë me vëllezërit Gocaj, pronarë të hotelit 'Gocaj'. Viktima mbetën Kujtim Ferracaku 59-vjeç, Xhovani Gocaj 25-vjeç, Edmond Gocaj 38-vjeç dhe Musaen Zeneli vetëm 20 vjeç, ndërsa u plagosën Hasan Ferracakut dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut. Musaen Zeneli është viktima më e pafajshme e kësaj ngjarje të rëndë, që kishte ditën e parë të punës si kamerier në hotelin Gocaj.
Hasan Ferracaku dhe Elmidin Dyli, nipi i Kujtim Ferracakut, janë të arrestuarit e vetëm për këtë ngjarje, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dhe tre djemtë e Hasan Ferracakut, Abedin, Shyqyri dhe Besar Ferracaku, pasi dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?
-
Thelbësore
15.1%
-
Të vogla
66.7%
-
Nuk e di
18.3%
Vota total: 405
Lajme të tjera
-
Ekskluzive/ 26 vite Ipeshkv i Shkodrës, Massafra rrëfen për Report Tv arsyet e dorëheqjes! Mesazh për të rinjtë: Përpjekja për t’u pasuruar me drogë, iu rrezikon jetën
28 Mars, 13:54
-
Zgjedhjet afër! Kthehet ‘tensioni’ mes 2 kampeve në opozitë! PD e ‘vulës’ dhe Rithemelimi presion gjykatës së Apelit
28 Mars, 12:20
-
'Kemi forcën për të dyja frontet', Qatip Osmani: Reflektuam pas humbjes në Kukës, jemi gati për Erzenin
28 Mars, 10:42
-
VIDEO/ Copëz pranvere çelur mes malesh në Bogë
28 Mars, 10:40
-
‘Lufta’ me kanabisin, policia goditje në fazën fillestare me kubik! Nga maji, Guardia di Finanza me monitorim nga ajri! Në Shkodër sekuestrohen mbi 37 mijë fidanë
28 Mars, 09:43
-
Trafiku i armëve, dëshmon ish-efektivja e Burgjeve: Nuk isha në dijeni, do shoqëronim disa persona në Tiranë! 4 të arrestuarit e tjerë ‘kyçin’ gojën
27 Mars, 09:54
-
Shkodër/ Kujdestarja dhunon 65-vjeçaren në konvikt, shpallet në kërkim
26 Mars, 14:13
-
Trafik armësh nga Shkodra në Tiranë, në pranga ish-efektivja e Burgjeve dhe 4 të tjerë! 9 automatikë dhe pushkë të fshehura në valixhe në bagazhin e makinës (VIDEO)
26 Mars, 11:13
-
Tritoli në shtëpinë e doganieres së Shkodrës, zbardhet dëshmia e gruas dhe të birit
26 Mars, 10:51
-
VIDEO/ U kap me 100 fara kanabisi e drogë, arrestohet 23-vjeçari në Vaun e Dejës
26 Mars, 10:10
-
Shkodër/ Hajdutët vodhën transformatorin, lanë 4 mijë banorë, 24 orë pa ujë! Bashkia e zëvendëson me një tjetër
25 Mars, 20:20
-
Dhunohet polici në Shkodër! Fqinji e godet me sende të forta në kokë pranë shtëpisë! Gjatë konfliktit u shkrep arma (Emrat-Video)
25 Mars, 16:36