I mori një italiani 18 mijë euro duke u shtirur si vajzë në 'Messenger', arrestohet 41-veçari në Itali! Pas 10 muajve filloi dhe ta kërcënonte

I mori një italiani 18 mijë euro duke u shtirur si vajzë në 'Messenger', arrestohet 41-veçari në Itali! Pas 10 muajve filloi dhe ta kërcënonte

Foto ilustruese

ITALI- Mendonte se po fliste në rrjetet sociale me një vajzë, madje i besoi aq shumë sa i dha fillimisht 13 mijë euro, pasi vajza, ose më saktë, 41-vjeçari shqiptar i rrëfehej se ishte në vështirësi ekonomike.

Kjo është një ngjarje e pa zakontë që i ka ndodhur një italiani në qytetin e Foggias , ndërsa në pranga ka rënë një 41-vjeçar i identifikuar si Ervin Sopi si dhe 2 të tjerë.

Në mesazhe, vajza e reja ( që ishte 41-vjeçari shqiptar) i kishte thënë se ishte në vështirësi financiare dhe për këtë arsye i kishte kërkuar ndihmë. Me shpresën për të nisur një lidhje romantike me gruan, viktima dërgoi rreth 13 mijë euro në një llogari bankare që mbante shqiptari i ndaluar nga policia. Kur viktima vendosi të ndërpresë të gjitha marrëdhëniet me gruan, filluan kërcënimet pas të cilave burri dha edhe katër mijë euro të tjera.

Viktima e mashtrimit ishte një burrë nga provinca e Foggia-s. Burri tha se prej 10 muajsh kishte një lidhje virtuale në “Messenger” me një vajzë shqiptare.

Pas denoncimit të tij, rasti u ndoq nga policia, e cila më pas ka arrestuar në Milano 41-vjeçarin Ervin Sopi, që mendohet se ishte organizatori i grupit me 3 persona që po merrnin pjesë në mashtrim.

Më 17 nëntor, dy bashkëpunëtorët e tjerë u arrestuan në flagrancë, një nigerian 48-vjeçar (i cili u vetëvra dy ditë më vonë në burgun e Foggia) dhe Leonardo Rodriquens, 29-vjeçari nga Manfredonia. Të dy u kapën duke shkuar në shtëpinë e viktimës për të mbledhur paratë. Identifikimi i tyre u arrit falë denoncimit të viktimës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • safet hoxha: 03/12/2022 08:40

    Ky ervin sopi eshte nga zhupani I fierit. Per ata qe e njohin eshte pjese e komunitetit te atyre qe bien nga mbrapa (e kuptoni per ke e kam fjalen). Njeri parazit nuk ka pare pune me sy. Ne zhupan njihet drogaxhi dhe hajdut pulash. Para 15-17 vjetesh kishte lidhje dashurie me nje italian qe I dergonte leke gjithmone. kosovar me origjine, gruaja me gjithe femijet e braktisi para dy vjetesh se nuk binte me leke ne shtepi dhe mori vesh per lidhjet e shumta me meshkujt. Tani te rrije ne burg se aty ka plot klienta dhe me shumice po deshi. Nuk ehte e vertete qe eshte hequr si grua , nuk ti jep njeri aq leke ne menyre virtuale pa patur kontakt I kane bere ndonje foto apo video ketij italianit pastaj I kane kerkuar leket.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë

Ilir Meta kallëzim në Prokurorinë e Tiranës: Persona të paidentifikuar kanë vjedhur hard disc në zyrën e Partisë së Lirisë