'I nderuar' hajdut!

'I nderuar' hajdut!

Gazetari Arsen Rusta, gjatë punës së përditshme

I nderuar Hajdut! Plagjiatura është e kahershme, me të janë ngritur shumë karriera mes tyre edhe politikan apo përfaqësues publik. Të cilët kur janë zbuluar, kanë ikur nga podiumet të turpëruar. Ndërsa lajmet për ta kanë qenë ndër më të lexuarat dhe komentuar.

Por kur vidhen vetë lajmet? Kjo s’është më plagjiaturë. Është vjedhja e punës, djersë, është si vjedhja e pronës. Asaj prone që me punë të ndershme duhet djersë, mund, lodhje, kot gëzimi e hidhërimi.

Prej vitesh në Shqipëri portalet kanë lulëzuar dhe në të drejtën e informimit kjo është diçka e mirë. Por kur në terren ka me gishta gazetarë, këtu lind vjedhja. Janë mbi 200 portale aktive çdo ditë në Shqipërinë tonë, afro 60 prej tyre marka e mjaft të klikuara. Aq të klikuara sa nga kolltukët e studiove përdoren për referim e koment të ngjarjeve të ditës, por në terren gazetarët aktiv e reporterët s’bëhen as 20.

Në fushën aktualitetit, kronikës së zezë, e përditshmja është kthyer në sfidë me mundin vjedhjen dhe honorarët.

Televizione, portale, janë së paku 75 redaksi. Gazetarë që rrinë në derën e gjykatës, prokurorisë, SPAK-ut apo në kohë të mirë, diell e shi janë sa gishtat e dorës. 10 po i shtojmë edhe 10 me mik Ja u bënë 20.

Po qindra redaksi të tjera si mbahen pa gazetar dhe reporter në terren?

Ata s’kanë gazetarë! Ata s’kanë reporter! Ata s’kanë asnjë lidhje me shumicën prej nesh që rrimë në terren dhe jo kolltuk. Ata vjedhin padrejtësisht punën tonë. Disa prej kolegëve kanë zgjedhur të pranojnë honorarë nga portalet, s’kam asnjë gjykim për ta. I respektoj në zgjedhjen personale por deri këtu. Kur portalet, redaksitë, e kolltukofagëve marrin punën time. Ka ardhur momenti, citim sipas etikës profesionale apo legjislacionit ose STOP vjedhjes.

I nderuar hajdut, ti pasurohesh me reklama, ti pasurohesh me klikime, ti pasurohesh dhe unë të respektoj. Por mos më vidh.

Sot ishte rasti më i fundit, kur dy lajme të raportuara ekskluzivisht në Report Tv e Shqiptarja.com pa kaluar 50 sekonda nga transmetimi kaluan në portalet kopja.al e kapura shpesh herë me kopje. Asnjë citim, asnjë referim. Asnjë marrëdhënie mes meje e tyre. Lajme nga SPAK e BKH, thjesht të vjedhura nga puna ime dhe të rishitura nga hajdutë si puna e tyre.

Konkurrenca është oksigjeni i tregut, ndaj I nderuar hajdut që ti e unë s’kemi lënë qytetar pa i bërë lajm për vjedhjen. Tani ky është lajmi për ty.

Je kapur me vjedhje, mos vidh më. Vjedhje që lexohet në titull, në paragrafë të shkruara nga unë, e deri në foto shoqëruese lajmi. Kjo është vetëm një pjesë, pa futur këtu radiot të cilat mbushin edicionet e lajmeve vetëm duke lexuar portalet.

Lajmin tim më ndodh ta shoh në 4 ose 5 media, në 20 deri 40 portale por kurrkund një citim. E në mbyllje të ditës unë paguhem vetëm me një rrogë me një kontratë. Nuk vjedh, rri në terren. Ti nga kolltuku ke krijuar standardin KOPJA.AL.

Gëzuar festat i nderuar hajdut! Lajmet janë punë, pronë dhe vjedhja përtej plagjiaturës është krim.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Viç hyre e viç dole o viçidol: 23/12/2020 19:42

    O viçidol viç hyre e derr dole o viçidol kaqol. O zoti gazetar po hajdutin çoje në gjyq o gazetar se ndryshe del dhe ti rrot k - - r.

    Përgjigju
  • qytetari: 23/12/2020 18:33

    I dashur gazetar po nuk mbrojtet punen tuaj nuk mbroni dot punen e tjereve. Shumica e gazetareve thone jane hajduta dhe me vjen shume keq per ju. Tani po e pesoni me punen tuaj dhe mos ju qani njeriu se ju i keni te gjitha mjetet

    Përgjigju
  • Tirona: 23/12/2020 17:59

    ''' dhe hajduti do te vjedhi prap punen tende se Ti nuk paske byth me tregu se si e ka emrin ky hajdut dhe jo me ta denoncos ne prokurori, po vazhdove keshtu ai prap do te vjedhi me shume dhe do te pasurohet duke ndenjur ulur ne kolltuk,ndersa ti do te rrish gjithe diten duke bredhur per te bere nje lajme per te fituar buken e gojes dhe te femijve tuaj....

    Përgjigju
  • Vicidoli: 23/12/2020 17:54

    Keta hajna komandon Edvin Droga te cohemi ta shporrim vec Birisha ban drejtesi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës

Macron i përmend Kurtit Asociacionin teksa flet për rrugën e Kosovës në Këshillin e Evropës