I njëjti gjyqtar që mbylli çështjen për 'Lobimin rus' në favor të Bashës, firmos pushimin e dosjes së 'CEZ'

TIRANE- Gjyqtari Lazër Sallaku i cili vendosi pak ditë më parë mbylljen e çështjes së lobimit rus për PD si dhe lirimin për 6 të dyshuarit e dosjes “Toyota Yaris”, pas një hetimi 3-vjeçar ka vendosur sot pushimin për dosjen 'CEZ' në Gjykatën e Tiranës, ku është i përfshirë edhe Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha.

Hetimet për procedurën e privatizimit të Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes nga kompania çeke 'CEZ' në vitin 2007, e cila u konsiderua korruptive, nisën në vitin 2016, duke dërguar përpara organit të akuzës një numër të lartë zyrtarësh të cilë u morën në pyetje, përfshirë edhe Shkëlzen Berishën, djalin e ish-kryeministrit Berisha. Kjo solli edhe ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar i drejtuar nga Taulant Balla, i cili në finale të tij arriti në konkluzionin se nga procedura e privatizimit të shtetit i ishte shkaktuar një dëm prej 414 milionë eurosh.

Rreth një muaj më parë, Taulant Balla dorëzoi në Gjykatën Penale një kërkesë për transferimin e dosjes 'CEZ' për hetim në SPAK. Jashtë dyerve të gjykatës Balla tha se dëshmitari kyç Nuel Kalaj nuk është marrë në pyetje, dhe Prokuroria e Tiranës është mjaftuar me një letërp porosi të dërguar në Kosovë, dhe se çështja nuk mund të mbyllet për shkak se personi nuk gjendet.

Një tjetër proces që lidhet me privatizimin e 'CEZ' ajo ndaj ish-zyrtarëve të hetuar për mashtrim me mbledhjen e borxheve Ian Ivan dhe Josef Hysek është pezulluar në Gjykatën e Tiranës duke përfunduar në kushtetuese. Ka qenë më herët gjyqtari Sokol Tona i cili nga tetor 2019 ka kërkuar interpretim nga kushtetuesja nëse mund t'i gjykojë apo jo dy çekët të cilët pretendojnë se kanë imunitet penal nga marrëveshja e ratifikuar në parlamentin shqiptar për zgjidhjen me marrëveshje të konfliktit me CEZ.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dordomusi: 24/01/2020 23:01

    Eshte e qarte fare qe ka marreveshje midis kokave te politikes per te mbyllur dosjet e veta pas kaq kohesh nen presion. Nje gje eshte e sigurt...Ata Lart Gjithmone e gjejne gjuhen...ne fund populli e ha me pak fjale. Fatkeqesisht ne Shqiperi gjyqesori vazhdon ti perulet politikes dhe politika ti nenshtrohet krimit te organizuar!

    Përgjigju
  • Anna: 24/01/2020 21:12

    Lazer Sallaku nje shok klase iku qe u be jurist ne plepa ,Po shfrytezohet Nga Saliu me bekimin e te tjerve

    Përgjigju
  • Emigranti: 24/01/2020 19:47

    Sbehet me Shqiperia. Ndaj nuk kthehet koka pas kur i hipen atij avionit ose tragetit.. Zoti ua befte drite shqiptareve kudo qe jane.

    Përgjigju
  • vera: 24/01/2020 19:07

    Ceshtjen e cezit ta marri spaku….

    Përgjigju
  • nik: 24/01/2020 18:48

    Un habitem me shqiptaret qe habiten nga kto lajme. Jan vrar 4 vet ne qender te tiranes dhe ska ber askush nje dite burg cfar prisni ju?

    Përgjigju
  • meri: 24/01/2020 18:12

    Kjo eshte Drejtesia e Riformuar ???,ku eshte ndryshimi,midis asaj te vjetres ,dhe kesaj te "res"???......

    Përgjigju
    • Askushi: 25/01/2020 09:51

      Gjyqtari i përmendur nuk e ka kaluar akoma vetingun. Kështu që mos fol kot. Për fat të keq vetingu sbëhet për 2 ditë por po shikojmë korrjen e të korruptuarve që kalojnë në sitën e saj e po largohen nga sistemi.

  • Arbëri: 24/01/2020 17:31

    Nuk bëhet kurr drejtësi në Shqipri fatkeqësisht sepse të gjithë prokurorët dhe gjykatës jan pjell e këtyre politikanëve majtas dhe djathtas...!!!

    Përgjigju
  • redi: 24/01/2020 17:08

    Dosja e Cezit eshte krim shteteror dhe ne baze te ligjit duhet te hetohet nga SPAK u . Gjykatesi ne fjale po shfrytezon postin publik ne jete rast ,prandaj Balla dhe deputet te there duhet te padusin gjygjtarin ne fjale para SPAKut. Keto jane militantet e drejtesise qe i ipnin dhe i japin fuqi larqoftit . Cpune ka gjykata e shkalles se pare ne Tirane me dosje te tilla te nje rendesie te vecante

    Përgjigju
  • Pa spak: 24/01/2020 17:07

    Mos krijoni pasiguri ne popull, spak-u eshte per ti hedhur hi syve popullit e te shpetojne hajdutet me kollare,o zot mbro njerezit e drejte e te ndershem nga keto kucedra qe nuk i tremb asgje.Ne ferr gjithe politikanet shqiptare cfare u mban pragu.

    Përgjigju
  • Populli: 24/01/2020 16:53

    Ne radhe te pare duhet te arrestohet personi qe ka caktuar kete palo gjyqetare per kete dosje apo po I beni karshillek shqiptareve .Kete dosje duhet ta marri ne dore SPAKU dhe Jo gjyqetar bakalaro

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Cili do ta tradhtojë i pari tjetrin, Iliri apo Monika?

Cili do ta tradhtojë i pari tjetrin, Iliri apo Monika?