Konfirmohen në detyrë kandidatja për SPAK, Anita Jella, prokurori Xholi dhe gjyqtari Kurushi! Vettingu 'djeg' ish-kreun e Gjykatës së Tiranës (VIDEO)

TIRANË- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin e Aplit të Tiranës, Genti Xholi dhe  gjyqtarin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Klodian Kurushi. Ndërkohë Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi është shkarkuar nga detyra, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Ndërkohë drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, e cila kandidon për një vend në Prokurorinë e Posaçme, SPAK pasi u përball këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit është konfrimuar në detyrë.

Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Klodian Kurushi është përballur këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ku për të është vlerësuar që të konfirmohet në detyrë, pasi nuk janë gjetur probleme apo shkelje. Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale dhe në të tre këto shtylla, Kurushi ka dalë i pastër.  Trupa gjykuese për Kurushin që kreu procesin e vetingut përbëhej nga Suela Zhegu, Alma Faskaj dhe Lulzim Hamitaj. Klodian Kurushi ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2001 dhe e ka nisur karrierën në drejtësi nga Gjykata e Sarandës. Në nëntor 2005, Kurushi është emëruar gjyqtar i Gjykatës së Krimeve të Rënda, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 14 vitesh. Ai është angazhuar gjithashtu në mësimdhënie, si pedagog në Fakultetin e Drejtësisë si dhe ekspert dhe trajnues në Shkollën e Magjistraturës.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë  edhe prokurorin e Apelit të Tiranës, Genti Xholi. Dy zyrtarët e lartë të drejtësisë kanë kaluar me sukses tre kriteret e vlerësimit, atë të pasurisë, kontrollin e figurës dhe aftësive profesionale. Genti Xholi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2000, si prokuror në Prokurorinë e Tiranës, institucion të cilin e ka drejtuar për një periudhë kohe. Në vitin 2010, ai është emëruar prokuror në Prokurorinë e Tiranës, detyrë të cilën vazhdon ta kryejë edhe pas 9 vitesh.

Ndërkohë Gjyqtari i Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, njëherazi anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtës është përballur këtë të martë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të cilët kanë vendosur shkarkimin e tij nga detyra. Procesi i vetingut për Islamajn u krye nga trupa gjykuese e përbërë nga Pamela Qirko, Lulzim Hamitaj dhe Valbona Sanxhaktari. Sipas KPK, subjekti Islamaj rezulton me shtesë pasurie familjare të pambuluar me burime në vitin 2007 në vlerën e rreth 474 mijë lekëve. Problemet me pasurinë kanë bërë që Islamaj të shkarkohej nga detyra. Fatri Islamaj ka përfunduar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2003-2006 dhe e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor nga Gjykata e Fierit. Në vitin 2010, ai është transferuar në Gjykatën e Tiranës dhe tre vjet më vonë u emërua kryetar i kësaj Gjykate. Pas tre vitesh drejtimi të Gjykatës së Tiranës, Fatri Islamaj u dekretua nga presidenti Nishani si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Tiranës në vitin 2016. Gjatë këtij viti, Islamaj ka ushtruar gjithashtu funksionin si anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, i zgjedhur përmes shortit. Shkarkimi i tij nga detyra nuk krijon ngërç në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, aty ku ai ishte anëtar, pasi deri më 5 janar që do të vijnë anëtarët e rinj të zgjedhur me short në Presidencë, vendin e tij do e mbajë anëtari zëvendësues.

Këtë të martë u konfirmua në detyrë edhe kandidatja për SPAK, Anita Jella. KPK ka shpallur vendimin përfundimtar për drejtuesen e Prokurorisë së Durrësit duke e konfirmuar në detyrë. Anita Jella ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë në vitin 1999 dhe Shkollën e Magjistraturës në vitin 2002. Ajo e ka filluar karrierën si prokurore në Elbasan në vitet 2001-2003 dhe më pas ka punuar si drejtuese e Prokurorisë së Librazhdit deri në vitin 2007. Pas rikthimit për një vit në Prokurorinë e Elbasanit, Jella u emërua prokurore në Prokurorinë e Durrësit, ku e ushtron funksionin prej 10 vitesh. Më 9 maj 2018, Anita Jella u caktua përkohësisht drejtuese e Prokurorisë së Durrësit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • laura: 10/12/2019 12:50

    veting me 100 standarte, vendime kaotike...cudi!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë