I përfundoi kontrata me Shqipërinë, Reja-s i përmendet emri si zëvendësuesi Anchelotti-t: S'kam kontakt me Napolin

Vetëm pak ditë pasi presidenti e rikonfirmoi në krye të skuadrës, Anchelotti sërish është në buzë të greminës për shkarkimin nga Napoli. Situata u përkeqësua ndjeshëm të shtunën kur Napoli barazoi 1-1 me Udinese-n, duke e çuar në tetë numri e ndeshjeve pa fitore, e fundit më 19 nëntor.

Për këtë arsye sportmediaset ka listuar sot një sërë emrash për zëvendësimin e Anchelotti-t, duke filluar nga Allegri, e deri te Gatusso. Në mesin e emrave është përmendur edhe Edy Reja, trajneri që drejtoi Shqipërinë në fushatën eliminatore të Europianit dhe që prej 20 nëntorit është pa kontratë me kuqezinjtë.

Emri i Rejas është përmendur jo pa arsye, pasi trajneri së fundmi është parë në Napoli. Gjithsesi në një intervistë për radio ‘Kiss Kiss’, 74-vjeçari e ka mohuar një mundësi të tillë. Ai është shprehur:

“Nuk kam asnjë kontakt me Napolin. Është një moment i vështirë por jam i sigurtë që Anchelotti do të dalë nga kjo situatë falë njohurive dhe përvojës që ka. Në Napoli ndodhem për të përshëndetur Hamsik.”

Për shqiptarët shpjegimi i Rejas mund të mos meret për bazë, pasi trajneri italian të njëjtën gjë tha edhe kur ndoqi Shqipërinë në ndeshjen me Turqinë, takim i cili më pas i kushtoi stolin Panucci-t, vendin e të cilit e zuri Reja.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tifozi Kuqezi: 08/12/2019 17:10

    Edi Reja me mire te shkoje ne nje azile pleqsh nuk ja vlen te jete me ne krye te Kimbetares Kuqezi. Barazimi i turpshem me Andoren tregon me se miri se ka mbaruar epoka e tij.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale

I riu nga Kosova arrestohet në Tiranë, dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur! I shpërndau videon në rrjete sociale