I përfundon misioni diplomatik në Shqipëri, Meta pret në zyrë ambasadorin britanik: Takim i përzemërt lamtumire

I përfundon misioni diplomatik në Shqipëri, Meta pret në zyrë ambasadorin britanik: Takim i përzemërt lamtumire

Ambasadori britanik, Duncan Norman dhe presidenti Ilir Meta

Ambasadorit britanik Duncan Norman i përfundon misioni diplomatik në Shqipëri. Presidenti Ilir Meta ka pritur në zyrë diplomatin amerikan, të cilin e ka falenderuar për angazhimin e tij dhe përkushtimin për të avancuar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes vendeve tona.

'Takim i përzemërt lamtumire me Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Duncan Norman, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Shqipëri. E falenderova për angazhimin dhe përkushtimin e dëshmuar për të avancuar dhe konsoliduar më tej bashkëpunimin e mirë dhe të gjithanshëm mes dy vendeve tona.

Me urimin e ngrohtë për vazhdimësi të suksesshme të karrierës së Tij diplomatike bashkëndava vullnetin për të vijuar kontributet tona për të fuqizuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, në çdo fushë me interes të përbashkët dhe në dobi të qytetarëve tanë.'- shkruan Meta.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • europa hotel: 17/07/2021 09:47

    baba i korrupsionit ilir meta qe vendin e ka ne Rec , sa kohe duhet te presim nga spaku qe ky perbindesh kusar e vagabond i kombit te vihet ne pranga

    Përgjigju
  • Floriri: 16/07/2021 20:02

    Po e mer me te mire qe ta kompromentoj,qe t'i ruaj lingotat e floririt qe ka depozituar ne Angli. S'ka faj i shkreti i ka vene pasurite "me gjak e djerse". O e shkreta Shqiperi e shqiptare qe po u diskretiton nje fare Agushi nga cepani. Hapu dhe dhe perpije kete funderine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet