I porsalinduri i nënshtrohet operacionit të rrallë në zemër, Manastirliu: Edhe në kohë pandemie, ekipi në vijën e parë

I porsalinduri i nënshtrohet operacionit të rrallë në zemër, Manastirliu: Edhe në kohë pandemie, ekipi në vijën e parë

Mjekët që kryen operacionin

Një ndërhyrje e rrallë në zemër është kryer tek një i porsalindur edhe pse në këto kohë të vështira prej pandemisë së COVD-19.

Ministrja Manastirliu ka falenderuar stafin mjekësor që mori pjesë në operacion, dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistët dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!

Ekipi i mjekëve janë në krye të detyrës, edhe pse në anën tjetër pacientët e prekur me koronavirus po luftojnë për jetën.

Manastirliu ka theksuar se kjo është një ndërhyrje që kryhet vetëm në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë.

"Një ndërhyrje e rrallë në zemër, që kryhet veçse në klinikat më të mira të kardiokirurgjisë në Botë është realizuar sot në QSUT falë talentit dhe eksperiencës të dr. Altin Veshtit, dr. Arben Baboçit dhe anestezistëve dr. Saimir Kuçi dhe dr. Alfred Ibrahimi!Operacioni tejet i vështirë, i këmbimit arterial në zemrën e një të porsalinduri, u bë i mundur me një metodë të re bashkëkohore të realizuar me sukses nga mjekët tanë!
Edhe në kohë pandemie, ekipi i kardiologjisë në QSUT, është në vijën e parë për të shpëtuar jetë.
Shërbimi shëndetësor nuk ka ndalur për asnjë moment, për t’i garantuar qytetarëve shërbimet për të cilat ata kanë nevojë, në kohë dhe me cilësi, nga stafi i kualifikuar i spitaleve tona",
ka shkruar krahas fotove.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë