I pyetur për rritjen e inflacionit në SHBA, Joe Biden ofendon rëndë live gazetarin!(VIDEO)

I pyetur për rritjen e inflacionit në SHBA, Joe Biden ofendon rëndë live gazetarin!(VIDEO)

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden u kap duke thënë një ofezë të fortë kundrejtë një gazetari të Fox News në Shtëpinë e Bardhë të hënën.

 Pasi gazetari drejtoi një pyetje duke e shoqëruar me britma në lidhje me ndikimin e rritjes së inflacionit në zgjedhjet e Kongresit të këtij viti, Biden ofendoi rëndë gazetarin duke harruar mikrofonin e ndezur.

‘Do u përgjigjeni pytjeve mbi inflacionin atëherë? Mendoni se është detyrim politik?’, tha gazetari

Pyetjen e tij Presidenti Biden e ka shoqëruar me buzëqeshje, i është përgjigjur sarkastik e më pas nën zë e ka ofenduar.

‘Kjo është një pasuri e madhe! Më shumë inflacion. Çfarë budallai biri i b*shtrës’, tha Biden gjatë mbledhjes në Shtëpinë e Bardhë.

Çmimet e konsumit në SHBA u rritën në mënyrë solide në dhjetor, duke kulmuar me rritjen më të madhe vjetore të inflacionit në gati katër dekada. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj një kërkese për koment ndërsa Fox News i tregoi Reuters një transkriptin ku vërtetohej ofeza e Biden. Pas një ore nga shkëmbimi, Biden bëri një thirrje telefonike ku ishte justifikuar për deklaratën e tij live. 

"Nuk është asgjë personale, mik,", tha Biden, shpjegoi gazetari protagonist më vonë prezantuesit të Fox News, Sean Hannity.

I pyetur nga spikeri për detaje të tjera gazetari i Fox News tregoi detajet lidhur me telefonatën e Biden ndaj tij.

- Si e prite këtë telefonatë?

- Mirë, duke menduar zhvillimet e fundit, vlerësoj faktin që Presidenti 'shkriu akullin' dhe më kushtoi pak kohë edhe mua., rrëfeu gazetari duke buzëqeshur

Unë gjithsesi i thashë që saherë që do të kemi mbledhje të tilla, gjithnjë do tentoj të dal nga linja e pyetjeve të sallës, shtoi ndër të tjera gazetari me ironi. 

Paraardhësi i Bidenit, republikani Donald Trump, nuk përbënte çudi me sulmet e tij të vazhduara ndaj gazetarëve, personazheve publikë, apo gjuhës joetike të përdorur ndaj çdokujt, ndërsa për Biden kjo ishte hera e parë që ‘shpërtheu’ publikisht.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Abcd: 25/01/2022 14:35

    Po pse merreni me Fox news,ai eshte nje tv komplet i politizuar i te djathtes ekstreme ,tekevizioni qe intrigon dhe genjen per cdo gje.Ai ishte televizioni qe solli ne pushtet Trump dhe gazetaret aty jane te paturpshem dhe pa etike. Duke futur keto kategori lajmesh,me episode te tilla qesharake,vazhdohet ne fakt te “sulmohet” Biden,nje demokrat i vertete,qe ka shpirtin mbi te gjitha prej demokrati,qe i jep qetesi Amerikes,pavarsisht se Trump e ka lene me nje mal me probleme.Biden eshte si nata me diten me modelin populist,percares dhe te politikes se genjeshtres qe bente dje Trump dhe qe me se shumti perfaqesohet nga autokratet e Lindjes. Amerika shyqyr shpetoi prej tij,por falangat vazhdojne dhe kerkojne t’a mbajne hendekun e ndarjes qe krijoi Trump gjate Presidences se tij dhe per inerci kane mbeshtetje mbare botes nga shtypi qe eshte i ndikuar nga regjime populiste e autoritariste.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!

‘Tirana nga ajri’ / Nga të ftuarit VIP e familja Rama te reagimi i ambasadorit të BE-së, ç ‘ndodhi në premierë, Alket Islami: Fotografova kryeqytetin për 30 vjet, ditë e shënuar!