I quajti gërmadha, Rudina Hajdari replikë Ramës: Paaftësinë tënde nuk e mbulon dot duke u fshehur mbas Lulzim Bashës

I quajti gërmadha, Rudina Hajdari replikë Ramës: Paaftësinë tënde nuk e mbulon dot duke u fshehur mbas Lulzim Bashës

Deputetja Rudina Hajdari me anë të një postimi në rrjetet sociale i është përgjigjur kryeministrit Rama, ku ky i fundit në Kuvend hodhi kritika ndaj opozitës së re. Hajdari akuzon Ramën si të paaftë dhe se ai, këtë paaftësi nuk mund ta mbulojë me arrogancë. Ndër të tjera Hajdari shkruan se po fshihet pas kreut të PD-së, Lulzim Basha  të cilin e ka thirrur për bashkëpunim për ndihma për të prekurit nga tërmeti.

“Arrogant me qytetarët, arrogant me bashkëpunëtorët, arrogant me opozitën në Parlament, e cila i kërkon llogari. Arroganca është maska e paaftësisë, maskë e cila është çjerrë nga tërmeti. Z. Rama, nuk mund ta mbulosh dot paaftësinë tënde dhe tragjedinë që po kalojnë familjet në Durrës, Thumanë, Lezhë, Laç e Tiranë me arrogancë e dhunë.  Nuk mund ta mbulosh dot as duke u fshehur mbas Lulzim Bashës të cilin sot e thërret për bashkëpunim. Nuk i fshiheni dot popullit”, shkruan Hajdari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 06/12/2019 00:18

    Me vjen keq zonje nese kerkon kete levdate Duhet ti shkosh jetes me burreri ashtu sic te pame ,por shpejt thyhesh dhe ske asnje base se cili do te jape post Lulushi shalengjitur Berisha qe njihet si miku i babait tend te ndjere dhe Meta nje Kripto/Komunist qe bene sebashku pucin kunder babait tend Sic shoh i harron gjerat ne baze te interesit qe ke duke gjuajtur nga te gjithe anet Qe te mbrosh Kombin dhe Popullin eshte detyre tek e gjithe Populli , por se pari duhet ti shoshites gjerat Kush eshte Tradhetar qe i ke nga vendi yt dhe burra te pa bese qe ishin ato qe bene krimin kunder te ati Azemi .Sot gjithcka ke ndryshuar ,por duhet te jeshe Elastike dhe te njohesh poshtersinat dhe Hajdutdheqet qe ju bene Kombit e Popullit ne te kaluaren , Nese ske fuqi ta besh Get Out Maddam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë