'I rilindur...', ja pamja e re që ka marrë gjimnazi ku studiuan Dritëroi dhe Kadare

'I rilindur...', ja pamja e re që ka marrë gjimnazi ku studiuan Dritëroi dhe Kadare

Gjimnazi 'Asim Zeneli' në Gjirokastër është rikonstruktuar nga e para. Ky gjimnaz tashmë është gati për fillimin e sezonit të ri të vitit shkollor 2019-2020.

Ky gjimnaz ishte i degraduar dhe nuk vihej dorë prej kohësh për ta rregulluar edhe pse në të kishin studiuar figura të njohura të vendit tonë si dy shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Rama i cili ka shpërndarë edhe disa foto nga përfundimi i punimeve në këtë gjimnaz.

“I rilindur pas vitesh të tëra degradimi deri në pikën që nuk njihej më, gjimnazi “Asim Zeneli”, ku mësuan edhe Ismail Kadareja e Dritëro Agolli, do të presë nesër nxënësit në kushte optimale falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të Bashkisë Gjirokastër”. shkruan Rama.

Po ashtu, kryeministri tha mbrëmjen e sotme se gati për nesër janë edhe të tjera shkolla të reja në Kukës, Malësi e Madhe, Kavajë, Pogradec, Mallakastër, falë Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane dhe bashkëfinancimit të bashkive përkatëse.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin

VIDEO/ Rey Manaj 21 gola në Turqi, shënon në shtesë dhe 'fik' ëndrrën e Fenerbahces për titullin