'Rrimë sipër shtetit'! Policia ndalon të riun dhe e çon në komisariatin ku bëri 'karshillëk': Sfidë kujt cenon sigurinë

TIRANË- I ka zgjatur vetëm pak aventura të riut që xhiroi makinën para komisariatit të policisë numër 6 në Tiranë dhe e postoi videon në rrjetet sociale. Pas transmetimit të lajmit në Shqiptarja.com, Policia Rrugore ka angazhuar efektivët për të bërë të mundur kapjen e shoferit që bëri veprim të rrezikshëm para komisariatit dhe e kanë çuar pikërisht në komisariatin numër 6. Me studimin e videos së publikuar dhe identifikiin e targës së automjetit, policia rrugore e Tiranës ndaloi të riun dhe bëri shoqërimin e tij në komisariat. I ndaluari është 29-vjeçari me inicialet B.Bresha.

Policia, thotë se veç masave administrative për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor, që ka rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës, do të nisin edhe veprimet për procedimin penal të tij për sjelljet e rrezikshme në rrugë. "Sfidë kujtdo që cenon sigurinë. Denonco drejtuesin e keqedukuar. Manifesto rregull, qetësi në makinë", apelon policia. 

1579640181_1579639082policiaaksion.jpg

29-vjeçari xhiroi gomat e makinës "Benz AMG" dhe bëri "drift" para komisariatit nr. 6 në Kombinat, sikur të ishte diçka krejtësisht normale. Një veprim të tillë, të rinjtë e pasur të kryeqytetit e shohin si një arritje, e cila siç duket merr përmasa më të mëdha për faktin se po xhirojnë gomat "sipër shtetit". Dy persona qëndrojnë në makinë, teksa një i tretë i filmon ato dhe qesh, pa marrë parasysh faktin se kjo rrugë është shumë e populluar dhe kanë vënë në rrezik jetën e dhjetëra kalimtarëve dhe shoferëve të tjerë.

Interesante është fakti se edhe në komentet tek videoja e publikuar në faqen e Instagramit "Rich KidsTirana" të tipit "kush tjetër përveç meje xhiron para shtetit".

Për këta shoferë të pabindur që janë një burim kryesor aksidentesh, Ministria e Brendshme ka propozuar ashpërsim të Kodit Rrugor ku synohet rritja e masave administrative për shkelësit. Mes tyre edhe "testi i idiotit" për të parë gjendjen psikologjike të drejtuesve pas veprimeve të tilla si ky që shfaqet në këtë video.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:35
Sfidë kujtdo që cenon sigurinë! Rrugorja e Tiranës ndalon 29-vjeçarin dhe e çon në komisariatin ku xhiroi gomat (VIDEO)

Pas videos së transmetuar në Shqiptarja.com policia ka ndaluar dhe shoqëruar shoferin që xhiroi gomat para komisariatit numër 6, dhe e kanë shoqëruar pikërisht në komisariatin numër 6.

"Nisur nga postimi në disa portale elektronike, ku shfaqej një automjet i markës Mercedes Benz me ngjyrë të bardhë duke bërë manovra të rrezikshme dhe xhirime gomash në rrugën “Llazi Miho”, përpara Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, shërbimet e Policisë, pas këqyrjes së pamjeve filmike të kamerave  përreth vendit ku drejtuesi i mjetit kishte xhiruar gomat, bënë të mundur identifikimin e automjetit.

Pas identifikimit të të dhënave të automjetit që shfaqej në videon e publikuar, rrugorët e kryeqytetit organizuan kontrolle të shtuara. Si rezultat i kontrolleve të shtuara, në Unazën e re u bë i mundur ndalimi dhe shoqërimi i drejtuesit të automjetit në ambientet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, një 29-vjeçar me inicialet A.B, ku po kryhen dhe verifikimet e nevojshme, me qëllim procedimin penal të personit përgjegjës për veprimet dhe sjelljet e rrezikshme në rrugë, si dhe procedimin administrativ për shkeljet e rregullave të qarkullimit rrugor të konsumuara nga drejtuesi i këtij automjeti, që kanë rrezikuar jetën e tij dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës që gjendeshin në afërsi të vendit ku automjeti po kryente manovrat e rrezikshme", njofton policia.

"Sfidë kujtdo që cenon sigurinë. Denonco drejtuesin e keqedukuar. Manifesto rregull, qetësi në makinë", apelon policia.

B.K./E.L./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Rritet gjoba për celularin dhe drejtimin e makinës në gjendje të dehur! A jeni dakord me ashpërsimin e Kodit Rrugor?

Komento

Komente

  • Polici rrugor: 22/01/2020 17:03

    Merreni futini nje dajak lereni ne biruce ku ti bejne shoqeri minjte qe ta shikoje mire se si i rri sipwr shtetit

    Përgjigju
  • Leber trima: 22/01/2020 15:02

    Eshte nga Vlora!

    Përgjigju
  • Dajti: 22/01/2020 08:21

    E mor malok mor cop fshatari o vari ka*s

    Përgjigju
  • Yes yes: 22/01/2020 05:41

    Hajde ktu ne USA e bani kto gjana ktu Ku ka shtet edhe Te lumt b*tha O idjota

    Përgjigju
  • Toma: 22/01/2020 01:06

    Me gjithë respektin që ushqej për komentuesit e mësipërm, ka diçka që më dyzon vlerësimin tim personal. Quhet ligj. Kurioz jam, çfarë ligji ka shkelur drejtuesi mjetit? Nuk pyes për t'a shfajësuar, pyes si t'a fajësoj ligjërisht. Me sa pashë në video (nuk jam jurist, por pretendoj se njoh ligjin, që të mbroj të drejtat e mia), cilin ligj dhe nenligje ka shkelur e çfarë mase disiplinore (gjobë) mund të marrë?

    Përgjigju
    • Aleks Xinxo: 22/01/2020 08:13

      Kodin rrugor, penal dhe civil por mendoj se dhe kodin fiskal. Ku i gjeti 100 mije euro per makinen nje 29 vjeçar nga kombinati?

  • xhuljo: 22/01/2020 00:49

    si thone italiont "una figura di merda"

    Përgjigju
  • Pedera: 21/01/2020 22:57

    Na cat k malok malok po shkoni mar legena se do ja u q grat njo nga njo e sdo ju lajm mo gra nshpi

    Përgjigju
    • O malok: 22/01/2020 08:27

      Po grat e juja a i kthyt nga semafori nga rruget e italis apo ku i keni nxjerr qe i blet benzat dhe boni si njisha o bythmuta o barkthama o varikarsa qe jeni 1000 vjet mrapa bote

  • xxx: 21/01/2020 22:17

    Shofer qe me automjetin ben manovra te qellimshme me pasoja te renda per aksidente duhet te skualifikohet si shofer se testin e idjotit e beri vete

    Përgjigju
  • Policia e Shtetit: 21/01/2020 21:59

    Malok nga Jugu

    Përgjigju
  • Rona: 21/01/2020 21:36

    Po cilit shtet i beni karshillek o plera...shtetit qe nuk ekziston.Po te kishte shtet nuk do donim te iknim gjith nga ky vend dhe plerave si ju shteti do jua kishte shtypur kokat si morra

    Përgjigju
  • Kurvari: 21/01/2020 21:32

    Xhiroi gomat dhe iku me vrap se po i Q... motra dhe mamaja. Tipike sjellje e djemve k****

    Përgjigju
  • Kafsha: 21/01/2020 20:17

    Te pasurit e leshit! Koken me morra!

    Përgjigju
    • Kontabël: 22/01/2020 08:16

      Rrespekte per do perla qe lshok. Per do mendime brilante!

  • Ani: 21/01/2020 19:26

    Ore lereni veprimi ktit e ati ktu ka ren shteti fare po Ramen e keni pa gjo ku esht fsheh

    Përgjigju
    • Jeleku: 21/01/2020 20:44

      Po ha gulazh e po pi vodka hahaha

  • Alb: 21/01/2020 19:19

    Nëse doni një botë më të bukur, hiqini stemat AMG nga bencat 220 cdi

    Përgjigju
  • gert: 21/01/2020 19:01

    crendesi ka, jemi shtet per ibret te zotit, ka thene i shkreti sbehet shqiperia me shqiptar, por po i shtojme edhe politikanet edhe ti bejme m... atij vendi.

    Përgjigju
  • Do Civilizohen edhe keta D..: 21/01/2020 18:36

    Nuk eshte per tju vene faje..Dikur shikonin nje Makine te Koperatives dhe habiteshin se si ecen Makina.

    Përgjigju
    • Italiano vero: 22/01/2020 08:40

      Po ku din kta o te keqen kta kan mbush rruget e bordellot e europes me motrat kushurirat dhe grat e veta prostituta ku i ben pershtypje sedra ktyre

  • sapa: 21/01/2020 18:35

    Mire qe e ben kete se dihet se nuk ka shtet po cuditem si i funksjonon makina kur dihet qe benzina albaneze eshte pleh?

    Përgjigju
  • Law: 21/01/2020 18:24

    Tipik veprim malokerie ben dy lek e hapet b**esh.ose cun i nonje mami te bukur qe ka gjet gjithcka gati

    Përgjigju