Emigranti maroken 22-vjeçar gjendet thuajse i ngrirë në Librazhd, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Emigranti maroken 22-vjeçar gjendet thuajse i ngrirë në Librazhd, dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Foto ilustruese

I riu maroken i dinte rreziqet që e prisnin para se të ndërmerrte rrugën për t'u larguar nga vendi i tij, e megjithatë kjo nuk e pengoi atë të nisej 'drejt' ëndrrës për një jete më të mirë.

Emigranti 22-vjeçar, identiteti i të cilit nuk dihet ende, u gjet thuajse i ngrirë e në gjendje të rëndë për jetën pasditen e sotme në Librazhd, në zonën mes Qukësit dhe Hotolishtit. Ishin banorët ata që pikasën të riun, ndërsa e dërguan menjëherë në spital.

 Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore, 22-vjeçari është nisur drejt Tiranës, për mjekim më të specializuar.

Mësohet se për shkak të temperaturave shumë të ulëta ka pësuar djegie të rëndë te këmbët. Nuk dihet se për sa ditë ka udhëtuar i riu nëpër male, nën temperatura ekstrem të ftohta, disa gradë nën zero.

Dyshohet se ai ka ardhur nga kufiri me Greqinë, për të mbërritur më pas në Tiranë, me destinacion një nga vendet e BE. Internerar ky që ndiqet nga shumë emigrantë të vendeve të treta, ndërsa kujtojmë se në dhjetor të vitit të kaluar një emigrant nga Siria u gjet i pajetë në malin e Moravës, i ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta.

/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë

Brenda vitit paga mesatare bruto për mësuesit arrin në 104 mijë lekë! Për mjekët e përgjithshëm 131 mijë lekë dhe infermierët në 87 mijë lekë