I riu përplas me makinë kalimtarin në Fier

I riu përplas me makinë kalimtarin në Fier

Foto ilustruese

Një kalimtar është përplasur mbrëmjen e sotme nga një makinë në Fier dhe është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i makinës tip “Benz” që shkaktoi aksidentin është një 33-vjeçar me inicialet D. Xh i cili është shoqëruar në polici. Ndërsa i plagosuri ende nuk është identifikuar. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos.

"Sot rreth orës 19:35, në aksin rrugor Fier-Patos, shtetasi D. Xh., 33 vjeç, banues në Fier,  duke drejtuar automjetin tip  "Benz" ka aksidentuar një shtetas këmbësor, ende i paindentifikuar, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve. Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes", njoftimi i policisë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri

VIDEO/ Gol dhe asist, Eduard Rroca gjen rrjetën e parë me ekipin e ri