I rrethuar nga vogëlushët me maska anti-COVID, Mitsotakis jep lajmin e mirë: Do të nisim vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, jo i detyrueshëm

I rrethuar nga vogëlushët me maska anti-COVID, Mitsotakis jep lajmin e mirë: Do të nisim vaksinimin e fëmijëve mbi 12 vjeç, jo i detyrueshëm

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis me fëmijët

GREQI- I rrethua nga vogëlushët me maska anti-COVID, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dha lajmin e mirë se së shpejti do të nisë vaksinimi i fëmijëve mbi 12 vjeç.

Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi faktin që vaksina anti-COVID, nuk do të jetë e detyrueshme për fëmijët, por do të jetë plotësisht në dorën e prindërve ose kujdestarëve të tyre.

Ky vendim nga qeveria për të vaksinuar fëmijët mbi 12 vjeç ka ardhur teksa varianti delta është bërë një kërcënim real dhe një rrezik për përjetimin e një vale tjetër të COVID-19.

Greqia nuk do të jetë vendi i parë i cili d të nisë vaksinimin e fëmijëve, pasi më herët SHBA, Italia, Gjermania, Britania Kanadaja dhe Japonia janë disa prej vendeve të cilat kanë aprovuar këtë strategji vaksinimi.

Ky gjithashtu konsiderohet një tregues i një fushate të suksesshme vaksinimi dhe “drita në fund të tunelit” për qëllimin final, i cili është arritja e imunitetit të tufës.

Kryeministri grek, theksoi gjithashtu se sfida e radhës është që deri në fund të shtatorit të jenë vaksinuar 70 % e qytetarëve mbi 18 vjeç.

Ai shtoi se nuk përjashtohet mundësia që të vaksinuarit, të kenë nevojë për një dozë të tretë me qëllim mbrojtjen maksimale nga virusi.

Në diskutim e sipër është edhe mundësia vendosjes së vaksinimit me detyrim për punëtorët e shëndetësisë dhe punonjësit e shtëpive të të moshuarve.

Procesi i vaksinimit në Greqi po ecën me ritme të sigurta, ndërsa masat anti-COVID janë lehtësuar por nuk janë eliminuar plotësisht në mënyrë që të parandalohet një valë e re e COVID-19.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve

Media amerikane: Raketat e lëshuara nga Izraeli kundër Iranit kanë teknologji për t'iu shmangur radarëve