I rrezikshëm, si Chuck Norrisi!

I rrezikshëm, si Chuck Norrisi!

Albin Kurti

- Unë nuk frikësohem nga sanskionet e Amerikës.

- Politika amerikane është e papërvojë dhe e padrejtë.

- Blinken më ka lënduar.

- Sekretari amerikan është naiv.

- Amerika nuk mendon thellë.

- Për të më kuptuar mua (dhe Glaukun), Amerika duhet të zhytet thellë në mendime.

Albin Kurti është në gjendje të rëndë. Deliri i madhështisë e ka bërë qesharak, derë më derë mediave të huaja, në luftë me Amerikën!

Albin Kurti më nuk po bën politikē.

Po flet si person i përndjekur nga Amerika.

Po sillet si kaçak në luftë kundër 'pushtuesit' amerikan.

Kundërshtimet e tij mund t'i bënte me një marifet politik, por deliri nuk ia mundëson të sillet si njeri normal.

Të ishte mirë me mend, nuk do thoshte se nuk frikësohet nga sanksionet e Amerikës.

Se, njeriu do të duhej ta aktronte frikën kur e lyp situata.

Se nëse nuk frikësohesh nga e keqja, do të thotë je psiko.

Por, meqë vuan nga deliri i madhështisë, dëshiron t'i tregojë botës se, qe, ky është ai që nuk i tutët Amerikës.

Të mendosh se Blinken e ka gabim - është krejt normale, por të thuash se Blinken është naiv, ështe anormale.

Naiv do të thotë budalla, i pa sherr, i papërvojë.

Albin Kurti sinqerisht mendon se është më i mençuri, më i dituri, më i forti në botë.

Gjithkush i duket askushi, Albin Kurtit.

Kur sekretari amerikan i duket 'budalla', paramendoje se si i dukesh Ti.

Albin Kurti ka nevojë për ndihmë.

E kam vërejtur që vuan nga deliri i madhështisë që nga çasti kur ia tregonte vendin Rusisë dhe vishej si Zelensky në luftë.

Dhe si përfundoi:

Ky i vendosi sanksione Rusisë, Amerika i vendosi sanksione Kosovës.

Kaq i aftë është Albin Kurti.

Ai mendon se mund t'i jap fund

luftës.

Ai mendon se mund ta fillojë luftën.

Ai mendon se krejt varet prej tij.

Ka plane të mëdha. E ka krijuar 'popullin e diasporës', që t'i shfrytëzojë kundër perendimit.

Kujton se mund ta shfrytëzojë ushtrinë amerikane në luftë kundër Serbisë.

Ushtrinë amerikane e pranon, ama politikën amerikane për Kosovën nuk e pranon.

Albin Kurti është i vetmuar, sepse ndjehet i vetëmjaftueshëm!

Duke e parë gjendjen e tij mentale që po rëndohet, Franca dhe Gjermania e zëvendësuan me Presidenten.

Do të takohen me Vjosa Osmanin lidhur me dialogun e Kosovës me Serbinë.

Kështu do të duhej të ishte qe nga fillimi, që Presidentja t'i prijë dialogut!

Nuk mjafton të kesh të drejtë.

Duhet të jesh realist.

Ti ke të drejtê të fluturosh - askush nuk ta ndalon, por nuk mundesh.

Sikur të mos kishte halucinacione që e kanë bindur se është superfuqi botërore, Albin Kurti do ta dinte se: edhe nëse e bën luftën në Veri, prap se prap lufta merr fund dhe fillon një dialog tjetër!

Por ky, duke dashur ta mahnis botën me fuqinë e mendjes, po ia tregon botës muskujt...e bananes!

P.S. When God said, “Let there be light!” Chuck Norris said, “Say Please.”

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edi25252: 01/06/2023 14:14

    Artikull i. Shkruar me një vështrim të mënçur dhe realisht . Gazetarja shkruan me vërtetësi ngjarjet . Ngjarjet kështu kanë ndodhur . E hidhur , por e vërtetë ????????

    Përgjigju
  • Toni: 01/06/2023 11:01

    Bravo.

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 01/06/2023 10:48

    OK: 1.A.Kurti në Kosovë e S. Berisha në Shqipëri janë FATKEQSI KOMBËTARE.Kurti zbaton porosit e Sb si 2 agjent të UDB që janë me kohë.Dhe Kurti po nxit luftë në veri siç e pëlqen VUÇIÇ+PUTIN. 2.A.Kurti të shmangur shpejt si KM i Kosovës.Ai në bashkëpunim me Sb & I.Metën deshën të rrëzojnë Edi Ramën nga Pushteti. 3.SHBA po i duron shumë S.Berishën,Liken,Kurtin e KO..të lidhur me agjenturat e huaja. 4.Edhe Presidentja Osmani do të veproi njëlloi si A.Kurti. 5.Negociatat Kosovë-Sërbi nuk mundet ti drejtojnë 2 personazhe që shtetet e tyre nuk e njohin Kosovën si Shtet.Ndaj Vuçiçi tallet me ta. 6.Negocisrat duhet ti drejtoi SHBA.BE ka qën fatkeqsi për Shqiptarizmën në vite.

    Përgjigju
  • Ghjkg: 01/06/2023 10:43

    Shko moj shkinë

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro

Projektligji, kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro