'I sëmurë mendor', këngëtari tregon detaje nga jeta e Michael Jackson

'I sëmurë mendor', këngëtari tregon detaje nga jeta e Michael Jackson

Michael Jackson dhe Elton John

Elton John e ka cilësuar Michael Jackson si person të sëmurë mendor në librin e tij me kujtime, titulluar “Me”.

Këngëtari 72- vjeçar tregoi se ata ishin miq, por ai ndryshoi kur u bë i famshëm.

Ata u takuan kur Michael ishte 18 vjeç dhe ai e quan si fëmija më i adhurueshëm që mund të imagjinoni.

 "Në një moment ai vendosi  të qëndronte larg botës dhe realitetit, ashtu  siç bëri Elvis Presley". Zoti e di se çfarë po ndodhte në kokën e tij, dhe Zoti e di se çfarë ilaçesh po pinte, por sa herë që e shihja mendoja që ai kishte humbur fare”, është shprehur Elton në libër.

Ai ka shkruar se ishte një i sëmurë mendor dhe person shqetësues për shoqërinë. 

Një herë që e ftoi Xheksonin, ai u zhduk dhe e gjeti duke luajtur me djalin e zonjës që kujdesej për shtëpinë.

Elton John u shpreh se ai nuk donte të rrinte më me të rritur.

Në librin me kujtime, John ka zbuluar edhe detaje nga jeta e tij, ku ka folur për marrëdhënien me nënën e tij të ndjerë.

Nëna e Eltonit, Sheila Farebrother, nuk u takua kurrë me dy djemtë e tij, Zachary tetë-vjeçar dhe Elijah, gjashtë vjeç, të cilët i ka me David Furnish.

Ai tha: "Asnjëherë nuk e pëlqeu Davidin. Ajo kurrë nuk pëlqeu njeri.  Por unë jam i kënaqur që ata nuk e takuan atë, sepse ajo do t'i kishte kritikuar ata, siç më kritikoi mua”, është shprehur këngëtari.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Partia e Mitsotakis kandidon Fredi Belerin për eurodeputet, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 65 familje një vit pa bonus qiraje, protestojnë para bashkisë: Do hyjmë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti

Durrës/ 65 familje një vit pa bonus qiraje, protestojnë para bashkisë: Do hyjmë në pallatin e dëmtuar nga tërmeti