I padëshiruar nga Amerika, Berisha lidhet online me SHBA: Kjo është lëvizja më pro amerikane! Militanti sulmon Kim: Dil nga selia e PS (Foltorja braktiset nga çdo shoqatë shqiptare)

Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi sot 'Foltoren' e radhës, e ndryshe nga ato të kaluarat, kjo e sotmja ishte online. Ai dëgjoi këtë pasdite mbështetësit e tij në Nju Xhersi të SHBA, me të cilët u lidh online pasi në Amerikë nuk mund të shkelë për shkak të shpalljes 'non grata'. E pavarësisht se SHBA e ka shpallur atë person të padëshiruar, për Berishën 'Foltorja' është lëvizja më pro Amerikane.

"Kjo është foltorja e cila sot ka mbërritur në vendin tuaj të bekuar në Nju Xhersi, dhe unë jam i emocionuar t’u drejtohem ju. Keni dëgjuar këto kohë të flitet nga peng-kryetari se kjo lëvizje është anti-amerikane, se kjo lëvizje është kundër SHBA. Kjo është lëvizja më pro Amerikane që nga vitet 1990. Është një lëvizje pro Amerikës, që lufton klikat narkokratike. Ju garantoj se kjo është lëvizja më pro amerikane që nga dhjetori 90’ e deri më sot. Realiteti është se ne po bëjmë gjithçka që norma dhe standarde që e kanë bërë Amerikanë mrekullinë, t’i vendosim edhe në Shqipëri. Kjo është një lëvizje pro-Amerikës, pro botës së lirë", tha Berisha.

E ndërsa nga goja e tij Berisha shqipton këto fjalë, në foltore nuk kanë munguar sulmet ndaj ambasadores së SHBA në Shqipëri, Yuri Kim nga ana e simpatizantëve të ish-kreut të PD-së. Njëri prej tyre, i quajtur Agim Rexha, akuzoi Yuri Kim për sjellje jo demokratike dhe se po mbështet Partinë Socialiste, duke i kërkuar të 'dalë nga selia rozë'.

Sikurse në çdo takim tjetër, edhe në të sotmin Berisha nuk la pa sulmuar edhe kreun aktual të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për të cilin tha se ka ndjekur modelin e kundërshtarit për vjedhjen e votës dhe se këtë e ka zbatuar në zgjedhjet brenda PD-së.

“Shqiptarët kanë humbur zemrën e lirisë së tyre, votën e lirë. Prej 8 vitesh shoqëria shqiptare voton, narkoqeveria numëron, opozita në pamundësi të plotë nuk arriti asnjëherë të imponojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Bëri të kundërtën. Gradualisht ndoqi modelin e kundërshtarit, armik të votës, deformoi votën brenda PD-së. Por për të gjithë ne është e qartë se vota e lirë është ADN-ja e të gjitha partive", tha Berisha.

Ish-kryeministri u shoqërua sot nga kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi dhe Sekretari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Grigels Muçollari, por ajo që binte në sy ishte mungesa zyrtarisht në këtë takim të Këshillit Amerikan të Kombit Shqiptar (NAAC) dhe shoqatës historike “Vatra”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:51
Berisha sulmon Yuri Kim nëpërmjet militantit: Dil nga selia e PS, ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik

Edhe pse e konsideroi 'Foltoren' si lëvizjen më pro amerikane, në takimin e sotëm online të Sali Berishës me mbështetësit të tij në Amerikë, nuk u kursyen akuzat ndaj ambasadores së SHBA, Yuri Kim.

Një mbështetës i Berishës, i prezantuar si Agim Rexha, akuzoi Yuri Kim për sjellje jo demokratike dhe se po mbështet Partinë Socialiste.

“Nuk mund të pranoj sjelljen jo demokratike të ambasadores amerikane në Tiranë që e ka identifikuar veten me një palë politike në Tiranë. Ndihem i fyer që një amerikane sillet në Tiranë jo si përfaqësuesja ime por si Guvernatore dhe shefe e një agjencie private. Ndihem i fyer se ajo shpenzon taksat e mia në Tiranë dhe shkel çdo rregull të sjelljes diplomatike. Ti do ikësh një ditë aty, por jehona e keqbërjeve do të vazhdojë edhe më gjatë sepse ju po bëni të kundërtën e asaj që Amerika ka bërë në rrjedhë të historisë. Prandaj ambasadore Kim dilni nga selia e PS, mos shkel në derën e asaj partie sepse nuk është në tagrin tënd politik të merresh me partitë politike, të shkatërrosh zgjedhjet e lira. Ndale dorën shkatërrimtare të pluralizmit politik për të mbajtur në pushtet ata që për 50 vjet ishin anti-amerikanët më të zellshëm në botë”, tha ai.

 

Ora 19:43
'Pse ma bënë mua këtë?', Berisha tregon përjetimet pasi u shpall 'non grata': Donin të shuanin zërin tim në mbrojtje të Kosovës! Qeveria rrezik i madh për kombin  

1638726325_Sequence03.00280708.Still042.jpg

Pasi u shpall 'non grata' nga SHBA më 19 maj, Berisha tregon se atë natë kishte ndenjur zgjuar duke menduar se përse u mor një vendim i tillë për të. nga foltorja sot, Berisha u shpreh se 'pasi u mendua gjatë', kishte dalë në përfundimin se kjo ishte përpjekje për 't'i shuar zërin' në mbrojtje të Kosovës. Sipas Berishës, qeveria e Edi Ramës është kthyer në rrezik të madh për Kosovën dhe kombin.

"Kosova sot është në rrezik të madh dhe rrezikun më të madh Kosova e ka nga Tirana po aq sa nga Beogradi mbasi ju jeni dëshmitarë si argatë të Vuçiç në Shqipëri e Tiranë vizatonin harta të ndarjes së Kosovës që u vinin nga Beogradi dhe i paraqisnin si të tyre. Tirana është bërë një rrezik i madh për Kosovën dhe kombin. Me sinqeritet ju rrëfej se me datën 20 maj pasi mendova pothuajse gjithë natën 'pse ma bënë këtë mua, çfarë kam bërë unë? Kam punuar 30 vjet për miqësi dhe bashkëpunim me Atdheun'. Arrita në përfundim se nuk kishte qëllim tjetër vetëm se të shuanin zërin tim në mbrojtje të Kosovës. Vendosa se nga një njeri i betuar për të mos u kthyer në Kosovë, u ktheva për të mbrojtur interesin publik deri në fund të jetë sime", tha Berisha.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • NOC ROK REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 06/12/2021 12:58

    Shikoni ish sekretarin e partis malokun psikopat kriminel hajdut salheun. Ky monstër që na i la peshqesh Qeni Ramiz Alia po i ngatrohet prej 30 vjetësh nëpër këmb popullit të shum vuajtur Shqiptar. Po tani qeni malok është ngatruar me shtetin numur 1 të Botës. E tani do ta shofi ish sekretari partis maloku qeni bastard salheu se sa i vlen lëkura e tij e zgjebosur. Rroft Usa posht malokët e qelbur që kan qelbur Shqiprin.

    Përgjigju
  • Drini: 06/12/2021 09:48

    Analfabetet e larguar me 8-vjecare nga vendi dhe po aty te mbetur, do bejne politiken e Shqiperise dhe SHBA-s. Shkoni or derdimen meruni me hallet tuaja, se ju ka mbetur ora ne 91-in!

    Përgjigju
  • F-35: 06/12/2021 09:10

    Mund t'mos e duam, por energjia e vitaliteti i Doktorit te habit! Te pakten do ta zhduke Lul sharlatanin!

    Përgjigju
  • Iris: 06/12/2021 03:11

    O Sali,mos rri pa gjume, se ne moshen qe ke,ato planet qe thurr naten,kane per te dale huq si ato te teto Ollges te /Zonja nga qyteti/!Ruaj shendetin ,se meraku pse amerikanet /te dogjen/ dhe keto varavinga te kota, nuk kane per te te lene te rishijosh kolltukun e kryetarit te PD e te kryeministrit qe synon!

    Përgjigju
  • AHAHAHAHA: 06/12/2021 01:13

    O salhe nuk bere mire qe ke perdorur flamurin Amerikan, ske lidhje fare me te. Po te vjen fundi o shpirt lig.

    Përgjigju
  • NYC: 06/12/2021 00:46

    o rrota e NJ, Rexha. Nuk ke pune ti te i kerkosh llogari nje ambasdoreje e aq me shume te te jape llogari ajo ty. ti shume shume mund ti shkruash perfaqesuesit tend e ai ta pyese departamentin e shtetit, per keto hajvanlleqe qe keput. E sa per taksat mos bej gabim e mos i paguash se e di qe te cojne ty dhe tere shoqerine JOQ qe mund te kesh aty rotull ... ne te semes.... s'na u nda kokrra e gomarit dhe ne amerike mor aman.

    Përgjigju
  • Mondi: 06/12/2021 00:26

    Berish je ber si ato kurvat plaka te lagjes qe nga qe sua var me njeri nuk lene banor te lagjes pa share

    Përgjigju
  • Ca behet: 06/12/2021 00:25

    SPAKU sleeping...

    Përgjigju
  • greta: 05/12/2021 23:36

    Ky pler esht NON GRATA per Ameriken por drejtesia shqiptare nuk e vendos pas hekurave.Ky kriminel duhet ekstraduar ne Hage per cfar i ka ber popullit shqiptar dhe atij kosovar duke i shitur naften Milloshevicit.Po kosovaret jan aq kokdru sa harrojn se tanket serbe kishin naften e Berishes

    Përgjigju
  • Ola: 05/12/2021 22:31

    Esht e pabesueshme se si Amerika krijoi ket situate dhe e lejon ket zagar te leh dhe ti vej flaken prap ktij vendi

    Përgjigju
  • Hajdar Kasap Rexhep Bule Leka [ kepi ]: 05/12/2021 21:52

    O salhe të ka ardh dita për në Reç o salheu përç. Mos u përpëlit si pula kur i presin kokën se ske nga shkon lekët dhe malli i vjedhir nga ty do kthehen te i zoti o sali topi. Reçi po të pret me krahët hapur o saliu kapur. Mos u mërzit se sdo jesh vetëm do vi dhe likja me shok o saliu gop.

    Përgjigju
  • Neri: 05/12/2021 20:18

    D.m.th Berisha na qenka pro Kosovës dhe prandaj sulmohet nga Amerika!?!Nga Amerika që çliroi Kosovën, për ate Amerike e ka fjalën. Kur ky as vetë nuk i beson këto që thote si ka mundësi që ka njerëz që akoma e besojnë...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë