I shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Elbasan në 2018-ën, Mikael Qosja dyshohet se fshihet në Dubai

I shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Elbasan në 2018-ën, Mikael Qosja dyshohet se fshihet në Dubai

Mikael Qosja, i shpallur në kërkim

Ky është Mikael Qosja i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar si një prej ekzekutorëve të dyshuar të 3 personave në vitin 2018 në Elbasan.

Bëhet fjalë për vrasjen e trefishtë të ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik në Bradashesh më 29 dhjetor 2018 ku humbën jetën Endrit Alibej, Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Qosja dyshohet se ai fshihet në Dubai dhe që atje mbrohet nga grupe kriminale që porositën vrasjen në vendin tonë.

Mikael Qosja është identifikuar pas 2 vitesh hetime ku sipas të dhënave që disponon grupi hetimor gjatë 2 viteve, të jetë vëzhgues në atentatin mafioz.

Si ndodhi ngjarja? Një makinë ka qëlluar drejt 3 personave të cilët ndërruan jetë, Endrit Alibej së bashku me Arben Dylgjeri, 56 vjeç kushëririn e tij dhe një turk Erdal Durunay, 51 vjeç.

Të tre ata mbetën të vrarë brenda në automjetin tip ‘Range Rover’ me targa rumune në segmentin Elbasan- Metalurgji, teksa ktheheshin nga një darkë familjare në fshatin Përparim të Peqinit, të tre shtetasit u ekzekutuan në prani të familjarëve të tyre, nga breshëri kallashnikovi.

Nga hetimet e kryera nga drejtoria e policisë Elbasan dhe prokuroria e rrethit gjyqësor e këtij qyteti, rezulton se Mikael Qosja i ka ndjekur dhe vëzhguar viktimat nga njësia administrative Papër deri në vendin ku u krye dhe atentati.

Nga verifikimet e kryera rezulton se personi i shpallur në kërkim ndodhet jashtë territorit të Shqipërisë kjo e verifikuar nga sistemi Tims. Sipas burimeve të Report Tv rezulton se ndaj këtij shtetasi ka prova të mjaftueshme të cilat e lidhin atë me ekzekutimin e trefishtë.

Gjykata e Elbasanit pritet që ditëve në vijm ta shpallë atë në kërkim ndërkombëtar pasi grupi hetimor e vlerëson si të çmuar dëshminë e këtij personi për të hedhur dritë në lidhje me atentatorët që i morën jetën 3 shtetasve.

1612983875_1612441675EndritAlibej.jpg

E.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alma Mali: 11/02/2021 00:40

    Deri ne Dubai paska arritur te shkoje ky?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit

'Durrah City', Qeveria akordon 900 mijë euro për akademinë e futbollit