I shpëtoi atentatit mbrëmë te Komuna e Parisit, 22-vjeçari s'ndihmon policinë, dëshmia 'standarde': Nuk e pashë kush më qëlloi! I riu person problematik, i hetuar disa herë për sherre

22-vjeçari Redi Balla i shpëtoi një atentati mbrëmjen e djeshme te Komuna e Parisit, ku mbeti i plagosur, ndërsa dëshmia e tij nuk kanë ndihmuar aspak hetuesit në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit apo autorëve. Në një dëshmi 'standarde', Balla ka deklaruar se nuk e kishte parë në fytyrë personin që e ka qëlluar, pasi ishte në makinë dhe nuk kishte qenë i vëmendshëm.

Balla nuk është banor i Komunës së Parisit, ndërsa u qëllua vetëm pak minuta pasi kishte dalë nga një kafene dhe mori makinën për t'u nisur në shtëpi.

Ndërkohë rezulton se ai është person problematik, i hetuar disa herë për sherre. Pistat e hetimit janë përqendruar te një sherr banal që i riu ka patur me disa persona për një vajzë disa ditë më parë, që mund të ketë çuar deri në ngjarjen e mbrëmshme.

I riu u qëllua brenda automjetit të tij mbrëmjen e djeshme, ndërsa mori një plumb në këmbë. Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Komuna e Parisit është një zonë mjaft e frekuentuar dhe e rrethuar nga biznese me kamera të shumta sigurie, që pritet të zbardhur identitetin e autorit apo autorëve.  

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:21
Plagosja e 22-vjeçarit te Komuna e Parisit, shkak i ngjarjes dyshohet një sherr i mëparshëm për një vajzë! Atentatorët u larguan me 'Audi' me targa italiane

Ndonëse 22-vjeçari Redi Balla nuk i tregoi asgjë policisë që mund të ndihmonte në kapjen e personave që e lanë atë të plagosur mbrëmjen e djeshme në Komunë  e Parisit, hetuesit kanë dyshime se ai e di identitetin e autorëve. Mësohet se pasi është qëlluar me armë, ku plumbi e kapi në këmbë, i riu nuk kishte marrë në telefon ambulancën për të shkuar në spital, por iku te Trauma me taksi.

Ndërkohë më shumë detaje pritet të dalin nga pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë së lokaleve në zonë, që deri më tani kanë zbuluar se atentatorët u larguan nga vendngjarja me një mjet tip "Audi" me targa italiane. Nuk dihet ende identitet ii autorëve. I riu është një person problematik, i shoqëruar disa herë në polici për sherre, që mund të kenë sjellë edhe ngjarjen e mbrëmshme. Pista që po hetohet është një konflikt që ai mund të ketë pasur me autorët në lidhje me një vajzë, por megjithatë vijojnë ende hetimet.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ish tomi xheri: 13/10/2021 15:12

    Ish tomi xherri pran delijorgjit ka qen femij i prapt qe i vogel , fajin e ka familja me frymen qe i ka rrit t dy djemt e vet. Po pse nuk han kokat shpejt e shpejt po rrijm i durojm n lajme e neper kemb

    Përgjigju
  • Ilir: 13/10/2021 13:28

    A mor cerro sa kane thene keshtu kur i kane gjujt heren e pare po te dyten e kane ngrene pataten.Nuk te gjun njeri kot sot ne kete kohe po ju i hipni nje makine te mire dhe ju duket vetja Toni Montana.Kthe rruge se do dalesh prape ne lajme .

    Përgjigju
  • landi: 13/10/2021 12:29

    po kshu eshte kur kalamaj te tille dalin e bejn si trima e shesin mend me makina te mira kur akoma ska dal nga veza.ky tipi ecte me shpejtesi dhe sillej si cunat qe kan bo 5 vrasje.ja ku i erdhi momenti por ai qe ja beri e ka bere per ta trembur dhe here tjeter sdo kete me trembje.shikoni punet tuaj o njerez

    Përgjigju
  • Realiteti: 13/10/2021 12:00

    Qellojne ne zone te populluar dhe ikin sepse e dine qe po te kapen prokuroria dhe gjykata e koruptuar do i lirojne. Kamera dhe fakte plot kishte per ata fshataret e patosit qe vrane ate Jurgenin dhe serish u liruan, madje kapo ai qe i pagoi vazhdon o qete tregtine e droges. Po ashtu ata qe vrane ate Billen po aty tek komuna. Kamera, fakte plot per te dy daje e nip dhe per per ate prostituten nga Berati. Ku jane sot? Te lire qe te tre. Po ata familja kriminale Kusi qe vrau teknikun e kondicionereve? Ku jane sot? Te lire qe te gjithe duke vazhduar tregtine e droges. Vetem njeri eshte brenda dhe ai pritet te dale seshpejti. Shkaku? Policia tjeteson provat, prokuroria do dy vjet e gjysem hetime kur faktet jane te qarta, gjykatesi po ne pazar me keta. Ky eshte realiteti te dashur bashkekombas, qellojne dhe vrasin sepse nuk ndeshkohen. Ruani veten dhe larg nga keta njerez.

    Përgjigju
  • vjeshta: 13/10/2021 11:28

    E thjeshtë, nuk tregon,shërojeni dhe klëreni të lirë. Do t'i vijë rralla prapë dhe herën e dytë nuk do t'a gjuajnë për t'a trembur si tani!

    Përgjigju
  • Trimi: 13/10/2021 11:07

    Bravo trimi , sdo me tregu , do me e zgjidh vete! Dmth do keni lajme prap se afermi.. Idiota njerz, brez plere.

    Përgjigju
  • Bledi: 13/10/2021 10:33

    E ka thane edhe Z.Rama fjalen me te bukur ne bote, Kokat hengshin. 22 vjec çerr I vogel me ML Mercedes te fundit.

    Përgjigju
  • Krem: 13/10/2021 09:53

    Komuna Parisit esht nje zone e qelbet e mbushur me provinciale e fshatarka e shoerndares drogash, e. Bashk me policine e korruptuar bejne pazare. Po kokat hongshin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit

Tiranë/ Pamje tmerri, automjeti tërheq zvarrë qenin në rrugët e kryeqytetit