Emri/ Vritet 34-vjeçari në Vlorë, u gjet me shenja dhune në kokë dhe plumb në shpatull (VIDEO)

VLORË- Një 34 vjeçar është vrarë me armë zjarri ditën e sotme në lagjen Kushtrim të Vlorës. Viktima është Kreshnik Dashi, ku fillimisht u raportua se ai kishte vdekur si pasojë e një arresti kardiak por pas ekspertizës mjeko ligjore rezultoi se 34-vjeçari ishte qëlluar me armë.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se trupi i pajetë i tij u gjet rreth orës 06:05 të mëngjesit të kësaj të mërkure nga banorë të zonës. Kanë qenë këta të fundit që kanë lajmëruar policinë. Mësohet se Dashi kishte shenja dhune në kokë dhe plagë me armë zjarri në shpatull. Ai po kthehej nga puna rreh orës 00:00 të natës për në shtëpi dhe është vrarë vetëm pak metra larg banesës në një kohë edhe kur nuk kishte energji elektrike.

Viktima Kreshnik Dashi

Kreshnik Dashi kishte lindur në fshatin Lubonjë të Vlorës ndërsa ishte zhvendosur në këtë lagje rreh 10-12 vite më parë. 34-vjeçari  punonte në një firmë këpucësh në qytetin e Vlorës dhe ishte baba i një fëmijë 7 vjeçc.

Nga ana e Policisë nuk njihet si person me precedent penal. Bëhet me dije është ngritur një grup i posaçëm hetimor me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlora breget: 14/11/2019 10:26

    O cuna beni pak kujdes me komenete.cdonjeri ka shtepin e ti. Nuk pergjithohet vlora me emra te pervecem. Nuk fshihet historia me nje gisht.

    Përgjigju
  • Gjergji: 13/11/2019 22:48

    Ore I therresin mendjes keta Vlonjate apo jo, ai zagari tjeter rrahu spanjollete në behar . Tere të keqijate vlonjateve u mblidhen

    Përgjigju
  • Fredi: 13/11/2019 22:01

    Jo plako jo s ka mundsi vlonjatet nuk bojn nga kto gjona ata vetem lexojn libra, jan docent. Nonji gabim do jet bo.

    Përgjigju
  • Labi: 13/11/2019 21:56

    Clidhje ka lubonja Me selenice

    Përgjigju
  • Selenicë: 13/11/2019 16:45

    Vlonjëtë plera vetem të keqija pjellin

    Përgjigju
    • Vlonjati99ave: 13/11/2019 21:38

      Selenicë, mbeturinat si puna jote dhe nga zonat përreth e bastarduan Vlorën dhe i kanë dhënë nam të keq. Vlonjatët e vërtetë nuk ka shance njeri të krahasohet me ta. Por mê duket se ti je i njëjti dobiç që interpreton Fredin.

    • Vlora: 13/11/2019 17:55

      Pjell e keqe selenice.. dobic njeri ordiner

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin

VIDEO/ Kanali i mbushur me kastravecë, fermerët në Berat hedhin prodhimin