I thyen dhëmbët me çekiç kushëririt/ Arrestohet Vladimir Gjuta! 5 vite më parë kërcënoi ish-ministrin Tahiri, rrahu dhe babanë

I thyen dhëmbët me çekiç kushëririt/ Arrestohet Vladimir Gjuta! 5 vite më parë kërcënoi ish-ministrin Tahiri, rrahu dhe babanë

Vladimir Gjuta dhe Saimir Tahiri

TIRANE- Vladimir Gjuta, 40 vjeç, është arrestuar më datë 4 janar të këtij viti nga policia, pasi akuzohet se ka rrahur kushëririn e tij me çekiç më 19 dhjetor, duke i thyer dhëmbët dhe duke i lënë të dëmtuar njërin nga sytë.

Sipas një raporti të policisë, ndaj Gjutës kishte pasur edhe një kallëzim nga një qytetar, se më datë 2 janar 2020, "e ka goditur me sende te forta personin me inicialet J. H".

Blutë e Tiranës, thonë se Gjuta gjithashtu, dyshohet se është autori i ngjarjes së 19 dhjetorit 2019," të ndodhur në Rrugën e Elbasanit, pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, ku është goditur me sende të forta personin me inicialet S. Xh".

Policia e Tiranës thotë se materialet proceduriale në ngarkim të Vladimir Gjutës i kaluan Prokurorisë së Tiranës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja”.

Gjuta është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi më parë ka qenë arrestuar si i akuzuar për vendosjen e tritolit në farmacinë e babait të ish- ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri më 10 shkurt 2015, por që në përfundim të hetimeve u lirua, pasi akuzat nuk u provuan. Vladimir Gjuta kishte kërcënuar ish-ministrin me një mesazh në numrin e tij personal. “Lëre të qetë familjen Gjuta, ndryshe do të kesh pasoja”, shkruhej në mesazhin pas të cilit Tahiri u mor në mbrojtje nga forcat RENEA.

Ndërsa disa kohë më pas, Gjuta u arrestua për dhunë ndaj babait të tij, duke thyer edhe masën e "arrestit shtëpiak", por u lirua sepse familjarët nuk ngritën kallëzim penal. Në hetimet e kryera për këtë rast në vitin 2016, prokuroria e Tiranës kërkoi që ndaj Gjutës të kryhej mjekim i detyruar pasi rezulton - sipas organit të akuzës - që të jetë person i papërgjegjshëm.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 23/01/2020 07:05

    Bajgë primitive! Eshte për te qare dhe për te qeshur. Për te qeshur sepse forma e rrahjes dhe madje te kusheririt me çekiç duke i thyer dhëmbët dhe demtuar njerin sy, pra me çekiç, tregon së bajga të tilla primitive mund të bejne hatane me mjete rrethanorë. Ju punon mendja qe në baze të mjetit rrethanor (qe në kete rast eshte çekiçi qe shkakton humor por dhe tragjedi ), krijojne dhe varjantin e torturës. Hahahahaha bajgë tragjikomike, neandertal i semure psiqik! Mbylleni në kafaz të shpetoje komuniteti!

    Përgjigju
    • @sokoli: 14/02/2020 03:39

      Ke degjuar per lirine e fjales ti shoku sokol? A se harrova.... Beji te fala mamit tat, se nuk ja them dot ne sy.

    • Sokoli: 28/01/2020 22:09

      Pse nuk ja thoni ne sy kte qe shkruani p'o qju duhet ju se qben ai

  • Tirona: 23/01/2020 02:58

    Ky eshte gangester rreh baben e vet ... yyt ordiner palaco..

    Përgjigju
    • Vdekja te marrte: 14/02/2020 03:29

      Komentimi i lajmeve jane punet tona. Po ty pse te djeg per ket karagjozin

    • Vdekja: 03/02/2020 22:24

      A I mbajte qiriun ti kur e rrahu!!!shikoni punet tuja .

    • nona: 23/01/2020 16:00

      mos e nxirrni me nga burgu

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre

Nesër Këshilli Bashkiak i Himarës cakton pasuesin e Jorgo Goros, flet Vangjel Tavo: Është totalisht kompetencë e tyre