I treti në listën e Tiranës por nuk hyri në Kuvend, Ervin Bushati: Fitorja e Partisë Socialiste është fitorja ime

I renditur në pozicionin e konsideruar të sigurt, i treti në listën e Tiranës, Kryetari i Partisë Socialiste për Kryeqytetin Ervin Bushati nuk do të jetë pjesë e Kuvendit të ardhshëm, pasi është spostuar nga Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi për shkak të votave preferenciale të kandidatëve.

I pranishëm në seancën e sotme plenare, Bushati foli për mediat jashtë Kuvendit dhe ripërsëriti qëndrimin e tij se ka punuar për objektivin e Partisë Socialiste dhe se forca e tij politike arriti një rezultat të shkëlqyer më 25 prill.

“Fitorja e Partisë Socialiste është fitorja ime. Kemi kapur një rezultat shumë të mirë. Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Partinë Socialiste. Unë si kreu i PS-së në Tiranë kam qenë 100% i fokusuar në fushatën e PS-së në Tiranë.  PS është forca e progresit.  Çdo fitore e madhe e ka një akt heroik sado modest. Secili ka kontributin e vet në Partinë Socialiste.  Është një fitore spektakolare e PS-së në Tiranë.  Rezultati është analiza më e mirë. Dua të vlerësoj punën e çdo socialisti në Tiranë", tha ndër të tjera Bushati për mediat jashtë Kuvendit.

Votat preferenciale të kandidatëve për deputetë lanë pa mandat në Tiranë, dy kandidatët e PS, Ervin Bushatin dhe Fidel Yllin, të cilët megjithëse ishin renditur në listë të sigurt, u spostuan pasi Fatmir Xhafaj dhe Ornaldo Rakipi, thyen herësin. 

K.T./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    SPAK kërkon gjykimin e Fatmir Mediut, a besoni se do të bëhet drejtësi për "Gërdecin"?

Komento

Komente

  • LORA: 04/05/2021 16:43

    Per mua,Ervin Bushati eshte aset i vyer profesional i PS-se dhe Shqiperise.

    Përgjigju
    • Riku: 04/05/2021 18:32

      I mire eshte por ja futi lali qe mblodhi votat me firmat e ndertimit per Xhafen



×

Lajmi i fundit

John

5 bimë që do të bëjnë çdo dhomë në shtëpinë tuaj të ketë aromë të këndshme