Historia e dhimbshme/ I vdes e dashura në duar në mes të detit, i riu zhduket nga spitali

TIRANË- U rikthye nga Italia dhe nuk i tregoi asgjë familjes. Pas përpjekjes për tu rikthyer sërish në shtetin ku i ndalohej hyrja, humb gjurmët Artur Xhakja. Drama e 46 -vjeçarit, u rrëfye pasditen e sotme në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv, nga nëna e tij, Shkëndije Xhakja, e cila rrëfen mes dhimbjesh se të birin e ka takuar për herë të fundit në datë 13 qershor të vitit 2002.

“Kthehet në Vlorë dhe shkon jeton me një vlonjate, konkretisht me origjinë nga Ballshi. Ai nis bashkëjetesën me të por ajo ishte një grua e divorcuar, ne nuk kemi arritur që ta njihnim se cila ishte ajo. Unë e kam kuptuar që ai ishte kthyer në Shqipëri vetëm nga prefiksi i telefonit kur na telefonoi. Ai kishte arritur në Vlorë më datë 13 qershor të 2002 dhe po në atë ditë na telefonon. Ai na tha se dua të jetoj dhe kam jetën time. Bashkëshorti im i cili ka 7 vite që ka ndërruar jetë, shkoi ta takonte djalin në Vlorë. Jetonte në lagjen Çole të Vlorës.  Ai ishte dënuar 5 vite dhe 1 vit e gjysmë për pasaportën që e kishte false. Kishte për të bërë 6 vite burg por një ia falën. Për 5 vite ne nuk e takuam dot, pasi doli nga burgu ai shkoi në Vlorë, nuk na takoi ne, kemi 23 vite pa e takuar, pa e parë me sy. Na tha se brenda 3 ditëve do kthehej në shtëpi. E pritëm por nuk erdhi. Ne nuk ishim dakord për këtë bashkëjetesë pasi ajo ishte 10 vite më  e madhe dhe ishte e divorcuar. Të dy janë njohur në Itali. Djali i bashkëjetueses vjen një ditë dhe na njofton se Arturi bashkë me atë gruan ishin nisur përsëri për në Itali më datë 21 korrik. Në lajme kemi marrë vesh se ishin mbytur një burrë dhe një grua. Pas verifikimeve ne morëm vesh se bashkëjetuesja e Arturit ishte mbytur. Në skaf ishin 35 vetë, 2 ndërruan jetë ndërsa Arturi rezulton i zhdukur. Ne kemi komunikuar me njërin nga ata.

Të gjithë e dinin Arturin të mbytur. Kur shkuam në spitalin e Vlorës, gjetëm dy djem nga Vlora të shtruar të cilët kishin qenë në të njëjtin skaf me Arturin. Njëri nga ata më njohu dhe më tha se Arturi nuk është mbytur por ka dal nga uji dhe është gjallë. Pyeta një infermiere për djalin dhe i tregova foton e djalin. Ajo më tregoi se kishte qenë ajo në turn atë natë dhe se e kishte parë djalin. Infermierja tha se kishte marrë një mjekim dhe se ishte larguar. Djali dinte not dhe ndoshta ka dalë nga uji me not. Kemi kërkuar kudo por nuk kemi arritur të mësojmë asnjë informacion. Kemi bërë kërkime edhe në Itali edhe në burgjet e Italisë dhe askund nuk është. Kam plot 28 vite që e pres tek dera dhe nuk ka ardhur asnjë ditë. Vetëm shoh derën gjithë ditën, amanetin e fundit që më dha nuk e kreu. Në faqen e djathë dhe tek qafa ka pasur një shenjë operimi.

Për këto ka emigruar drejt Italisë sepse këtu nuk i dhanë shpresë. Në shkurt të 1996 djali nuk ka pasur patentë as dokumente, policia i ka thënë ndalo, ai nuk ka ndaluar dhe e kanë qëlluar duke e plagosur tek nofullat dhe tek krahu. Arturi ka bërë ndërhyrjet kirurgjikale në Itali. Në gusht të 1997 na thanë në Shqipëri që duhej të operohej përsëri atje ku ishte operuar në fillim dhe në këtë mënyrë ai u detyrua që të ikte përsëri. Atje e kapën dhe e dënuan me 5 vite. Ne na thanë se Arturi i ka dhënë ndihmë duke i shpëtuar shumë persona që ishin në skaf por vetëm bashkëjetuesen nuk arriti që ta shpëtonte. Nëse është gjallë, le të shikojë jetën e tij unë kërkoj ta shikoj vetëm njëherë në jetën time, vetëm ta di që është gjallë. Kam humbur bashkëshortin, kam humbur djalin tjetër, kam humbur nipin edhe Arturin. Kam humbur shumë persona të dashur", përfundon nëna e tij.

Ndërsa tezja e Arturit, Arta Salla e cila ishte gjithashtu në studio, shtoi se:

“Më kujtohet edhe kontakti i fundit. Kemi qenë tek shtëpia e nënës sime në Shijak, kemi qenë në ballkon dhe kemi bërë muhabet për jetën që kishte bërë në Itali, kur erdhi si do ikte dhe që atë ditë nuk e kam parë më”, tha ajo.

Ndërsa detajet që mund ta identifikojnë Arturin janë dy shenja në trupin e tij. Një në faqen e djathtë dhe një tjetër në qafë.

2 numrat tanë të kontaktit:

Në cel: 069 99 55 698 si dhe në aplikacionet: WhatsApp dhe Viber

Në tel: 0444 17 778

Në adresën tonë në Facebook: Pa Gjurmë Report TV

Në kanalin tonë në Youtube: Pa gjurmë Channel

Çdo ditë në ekranin e Report Tv, ora 16: 00 nga hëna deri në të premte.

Emsioni i plote

E.D./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A janë të domosdoshme listat e hapura?

Komento

Komente

  • Te kerkoshe njeriun qe ste kerkon !: 26/05/2020 21:20

    Gjithsesi Nenat apo Prinderit ne pergjethsi ,,nuk harojne,,falin gjithcka per Femijet .. Rendesi ka te jete ne Jete..se per Familien Prinderit ,ky i paska fshirr mendja ..

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Shkodër/ Digjen dy banesa të familjes Caka, shkak shkëndija elektrike