I morën 7500 € një personi, arrestohet koka e gjobëvënësve në Tiranë, që tentoi të vrasë Presidentin e Korabit (VIDEO)

TIRANË-Dy persona janë arrestuar pasi i vendosën gjobë 12 mijë euro një personi, të cilit kishin arritur që ti merrnin 7.500 euro. I arrestuari kryesor që drejtonte grupi është Edmond Gecaj 30-vjeç, banues në Tiranë me precedent penal në fushën e gjobëvënies, nga ku mori edhe emrin operacioni "Përsëritësit“,  por edhe për një tentativë vrasje të presidentit të ekipit të futbollit të Korabit Fehmi Mziu në 10 mars 2016 për një cështje borxhi 20 mije euro.

I prangosuri i dytë është I.B. 18 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim një 35-vjeçar, po nga Tirana. Dy pjesëtarët e grupit të strukturuar kriminal u arrestuan pas hetimeve nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, raporton gazetari i Report TV Arsen Rusta.

Sipas policisë, nga hetimet e deritanishme, pjesëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, janë autorë të disa rasteve të shtrëngimeve me anë të kanosjes për dhënie pasurie në qytetin e Tiranës.

Nga ana e grupit hetimor vazhdon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje dhe disa ngjarjeve të tjera që dyshohen se janë kryer nga këta persona. Materialet do t'i kalohen për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie, e kryer në bashkëpunim".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Dori: 03/08/2019 09:01

    Po cne mong geci me von gjob,ai meret me lek me fajde, sdo i ken kthy leket ene i ka bo presion me ja kthy.ky boti i ka bo denoncim

    Përgjigju
    • Reli: 22/10/2022 17:39

      Po e paskan mare kote .. po ka pat miq dhe ka dale se nuk heqe dore nga vesi si te veri gjoba ..I paska krahet e ngrohte nga policia …hallal ..Sa nuk ka rene ne ndonje hunde leshe

  • Erik: 03/08/2019 08:20

    Fusni ne burg gjykatesit qe i lirojne keta kriminele, ata jane me te rrezikshem. Bravo Policise se Shtetit edhe nje here. Denoncimi i ketyre rasteve nga qytetaret, viktima te shtrengimeve dhe kercenimeve, tregon se Policia e Shtetit e ka rifituar besimin e tyre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin

Lindon Selahi 'sms' Sylvinhos: Trajneri s'më ka telefonuar, kam shpresa për Europianin