I vetmi që drejtoi Realin, Barçën dhe Atleticon, ndërron jetë legjendari Radomir Antic

I vetmi që drejtoi Realin, Barçën dhe Atleticon, ndërron jetë legjendari Radomir Antic

Ka ndërruar jetë në moshën 71 vjeçare trajneri legjendar serb Radomir Antic që ka pasur një karrierë të shkëlqyer në Spanjë. Lajmin për ndarjen nga jeta të Antic e ka bërë me dije Atletico Madrid një prej klubeve që tekniku serb ka drejtuar.

Antic prej disa kohësh kishte probleme nga pankreatiti dhe shuhet në moshën 71 vjecare. La Liga në këtë mënyrë i thotë lamtumirë një prej teknikëve historik të saj. Radomir Antic ka qenë futbollist profesionist për 17 sezone duke u aktivizuar me Partizanin e Beogradit dhe Fenerbahce ndër të tjera dhe më pas pati një karrierë të shkëlqyer sidomos në Spanjë.

Serbi Antic është i vetmi trajner që ka drejtuar të tre ekipet gjigante spanjolle Real Madrid,Barcelonën dhe Atletico Madrid. Në Spanjë arriti një moment historik tek Atletico Madrid kur në sezonin 95-96 fitoi kampionatin dhe Kupën./ Përgatiti Andi Kapxhiu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat

Guvernatori i Bankës, Gent Sejko takohet me homologun kroat