I vetmi që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës! 12 vite nga vdekja e mistershme e prokurorit Xhevat Hana, vëllai kërkon drejtësi: E vranë bishat e pushtetit

I vetmi që hetoi zhdukjen e Remzi Hoxhës! 12 vite nga vdekja e mistershme e prokurorit Xhevat Hana, vëllai kërkon drejtësi: E vranë bishat e pushtetit

Remzi Hoxha dhe Xhevat Hana

Sot mbushen plot 12 vite nga ndarja nga jeta e prokurorit të Krimeve të Rënda Xhevat Hana. Vdekja e tij edhe sot e kësaj dite konsiderohet një mister pasi familjarët hodhën menjëherë dyshimet se Hana është vrarë duke e helmuar për të mos hetuar ngjarjet e bujshme në vend.

Vëllai i tij, Selami Hana nëpërmjet një postimi në facebook, ku kujton 12 vjetorin e ndarjes nga jeta të prokurorit, kërkon drejtësi, duke hedhur akuza për një krim të mirëfilltë të pushtetit të asokohe, sipas tij për të mbuluar krimet dhe vjedhjet e kryera në vend.

“Në 12-vjetorin e ndarjes padrejtësisht nga jeta të vëllait tonë, prokurorit Xhevat Hana! Kriminelët gjakpirës, bishat vrastare të pushtetit që kanë lyer duart me gjak, i morën jetën padrejtësisht dhe pabesisht në krye të detyrës, vetëm për të mbuluar krimet dhe vjedhjet që kane kryer në këtë vend dhe mbi njerëz të pafajshëm", shkruan Selami Hana, ndërsa thekon se ka shpresa te drejtësia e re që të zbardhë ngjarjen.

Xhevat Hana me një karrierë të gjatë në drejtësi ishte një nga prokurorët më të njohur në Shqipëri. Ai njihet si i vetmi prokuror që çoi në gjykatë njerëzit e SHIK-ut të Gazidedes, përkatësisht Arben Sefgjinin, Ilir Kumbaron dhe Avni Koldashin që dyshohet se zhdukën biznesmenin shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha, i cili dyshohet se kishte filmuar takimin trepalësh të ish-presidentit Sali Berisha me homologët e tij në atë kohë Sllobodan Milosheviç të Serbisë dhe Kiro Gligorov të Maqedonisë në Shën Naum.

Postimi i Selami Hanës në facebook

B.V/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • zigur: 06/01/2024 13:00

    Dora kriminale e Sali NON GRATES me ushtarin e ndyre qe Zoti e mori Gazidede.

    Përgjigju
  • kujtimi: 06/01/2024 02:14

    kemi 30 vjet qe jemi kthyer ne nje shtet jo -normal....me police-prokurore -gjyqtare-avokate,qe jane vrare nga krimi....deri kur keshtu....kur do behemi nje shtet si gjermania-austria...

    Përgjigju
    • Tata: 06/01/2024 09:57

      Kurre nuk vjen nga qielli permiresimi,vjen nga njerezit,dhe ne nuk jemi as si gjermanet e as si austriaket. Ne nuk mblidhemi per te beshtyre SEBASHKU hajdutin,kriminelin,nuk e percmojme mashtrimin,por behemi tok dhe presim te marrim dicka edhe per vehte. Pra,jemi pa KARAKTER E PA DINJITET.

  • Meti: 05/01/2024 22:13

    Hetimi i te ndjerit Hana, nje prokuror dinjitoz i shtetit, u bazua kryesisht ne punen burra e grave profesionist te SHISH pas 1998, kryesisht nen drejtimin e Fatos Klosi. Ne fakt, krimineli nder ata qe permenden eshte Ilir Kumbaro, nder operativet me ligj te sigurimit te shtetit i njohur per tortura ndaj njerzve. Ai dhe besohet te kete torturuar dhe vrare Remziun. Lidhjet familiare dibrane e mbajten Kumbaron ne SHIK ndersa ish koleget u lane rrugeve nen reformen e Berishes. Reforme e mbeshtetur nga prania e gjere e "konsulenteve" amerikane ne ate kohe. Si sot me SPAK. Tek "prania amerikane" prane Berishes pas 92 duhet hetuar edhe pse u ndalua mbeshtetja ndaj shqiptareve ne ish jugosllavi, u ndoqen e rrahen e burgosen, a me keq, zhduken si me Ramziun. Takimet e fshehta te Berishes asokohe, njesoj i ben Rama sot me dhe pa "porosine" e amerikaneve idiote qe fryhen ke Sofra e Ariut. Drejtesia e Re eshte vecse hipokrizi e deshtakeve te Washingtonin qe tallin menderen me jeten e shqiptareve.

    Përgjigju
    • Salah: 06/01/2024 15:53

      Fatos Klosi war sehr gut. der einzige SHIS Chef

    • Shteti: 06/01/2024 10:26

      Sali, mos u krruaj shume se do kalosh nga arrest shtepie ne qeli burgu!

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Serie A/  Juventus dhe Milan barazojnë 0-0! Leçe 1-1 ndaj Monzës, Lazio i falet golit të Zaccagnit

Serie A/ Juventus dhe Milan barazojnë 0-0! Leçe 1-1 ndaj Monzës, Lazio i falet golit të Zaccagnit