I vihet flaka makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë! Autorët me maska anti-COVID dhe kapele! Njëri kontrollon zonën, tjetri hedh benzinën/ (VIDEO)

VLORË- Dy persona të maskuar me maska anti-COVID dhe kapele kanë djegur makinën e shefit të paraburgimit në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, aty ku dhe banon shefi i paraburgimit Feim Sinani.

Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, fillimisht ka mbërritur një nga autorët, kontrollon zonën dhe më pas mbërrin autori tjetër. Pasi kanë thyer xhamin e përparmë nga ana e shoferit, kanë hedhur shishen me benzinë dhe janë larguar me shpejtësi. Mjeti ka marrë menjëherë flakë duke bërë një "dritë" të madhe. Si pasojë e flakëve, makina e shefit të paraburgimit me targë AA 091 NB është shkrumbuar i gjithi.

 Nuk dihet ende identiteti i autorëve dhe as shkaqet, por nga dyshimet e para, mendohet se bëhet fjalë për shkak të funksionit që Feim Sinani mban.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:57
Iu vu flaka makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë/ Vëllezërit: Ai është shembull, s'ka pasur kërcënime

Vëllezërit e shefit të paraburgimit në qytetin e Vlorës, Feim Sinani shprehen se vëllai i tyre nuk ka pasur konflikte.  

"Ka qëndruar në punën e shtetit dhe në punën personale të tij. Nuk ka pasur kërcënime, s'ka pasur asnjë problem. Lavdërime, respekt nga ana e institucionit. Nga të burgosurit? Jo absolutisht. Gjithmonë ka kryer detyrën. Nuk ka pasur konflikte kohët e fundit.

S'mund të them që ka ndodhur për shkak të detyrës.

Mund të themi që grupe të caktuara, kanw qëllimin në dhunimin e rrobës së shtetit, që kur ka filluar sistemi që u prish, ka kaluar ky tranziston, vëllai jonë është një shembull", shprehen vëllezërit.

Ora 09:39
Makina e shefit të paraburgimit në Vlorë në flakë, ky është momenti kur mbërrin furgoni i policisë

Ky është momenti kur ka mbërritur furgoni i policisë në lagjen “Hajro Çakërri", teksa makina e shefit të paraburgimit në Vlorë Feim Sinani ishte duke u djegur.

Ora 09:21
Me maskë anti-COVID e kapele, del videoja nga djegia e makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë...autorët ia mbathin vrapit

Report Tv ka siguruar videon nga djegia e makinës së shefit të paraburgimit në Vlorë. Siç shihet në pamjet që Report Tv sjell, fillimisht ka mbërritur një nga autorët, kontrollon  zonën dhe më pas mbërrin autori tjetër. Pasi ka thyer xhamin e përparmë nga ana e shoferit, kanë hedhur shishen me benzinë dhe janë larguar me shpejtësi. 

k.m./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gysi i Çiftelis: 27/11/2020 23:00

    Policia qe duam , kena shtet jo llafe ... vetem me beirutin krahasohena , duret nkok , horrorr ...

    Përgjigju
  • Gent spiuni: 27/11/2020 20:59

    Rilindje ripjerdhje djgie shkaterime vjedhje makuteri

    Përgjigju
  • Berat: 27/11/2020 11:15

    Sa idjoter desh u dogjen vet hahahahahahahhahahah

    Përgjigju
    • @ berat: 27/11/2020 16:12

      Të ishin djegur të venin në pi..robve!!

  • Alfons: 27/11/2020 10:21

    Gjynaf qe paska patur kamera,se policia jone do e kishte dhene si djegie nga shkaqe teknike ose motorr me gaz,sic ben cdo vrasje vetvrasje,dhe vlora eshte kampion ne kete drejtim.

    Përgjigju
  • Njoni: 27/11/2020 09:53

    Filloi dimriiii.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier

Përplasi për vdekje me ‘Range Rover’ 52-vjeçarin, arrestohet i riu në Fier