Tritol makinës së vlonjatit, autorët nuk e shpërthyen se makina përdorej ditëve të fundit nga gruaja e shënjestrës dhe fëmijët

Tritol makinës së vlonjatit, autorët nuk e shpërthyen se makina përdorej ditëve të fundit nga gruaja e shënjestrës dhe fëmijët

Foto ilustruese

VLORË- Një makine në Vlorë i është vënë tritol, teksa ka qenë e parkuar në lagjen "Hajro Çakërri". Report Tv mëson se lënda plasëse ishte vendosur prej disa ditësh, por ajo nuk ka shpërthyer pasi ditëve të fundit ky automjet tip 'Benz' përdorej nga bashkëshortja dhe fëmijët e S.Binaj, që mendohet të ketë qenë shënjestra e këtij atentati.

Mësohet se bëhet fjalë për një sasi lëndë plasëse prej 600 gramësh tritol, e cila ishte vendosur në anën e shoferit me magnet të fortë që mos binte nga pesha. Ka qenë bashkëshortja e S. Binaj që ka pikasur lëndën plasëse, kur ka parë një dritë të kuqe në makinë teksa po e parkonte e për rrjedhojë ka njoftuar bashkëshortin e saj. Ky i fundit ka ljmëruar forcat xhenio të cilët kanë bërë të mundur shpërthimin e komanduar rreth orës 03:00 të mëngjesit të 22 nëntorit.

Burime konfidenciale për Report Tv bëjnë me dije se lënda plasëse e vendosur në pjesën e pasme të makinës ka qenë bashkë me një aparat celular dhe ishte e programuar për shpërthim në distancë. Janë marrë kamerat e sigurisë në territoret ku ka lëvizur automjeti me qëllimin identifikimin e autorëve. Ndërkohë, në dëshminë e tij në polici, S.Binaj ka thënë se nuk dyshon askund, pasi nuk ka pasur konflikte më herët. Ai prej dy vitesh jeton në Shqipëri pasi është kthyer nga jashtë shtetit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:09
Detaje/ Tritoli nuk shpërtheu se makina përdorej nga gruaja dhe fëmija!

Zbardhet dinamika e ngjarjes në Vlorë ku u gjet 600 gramë tritol poshtë një makine. Burime për Report Tv  bëjnë me dije se ditët e fundit makinën e kishte gruaja e shënjestrës e cila gjatë këtyre ditëve udhëtonte me fëmijët, motiv që mendohet të ketë shtyrë aktivizimin e tritolit. Tritoli ishte i vendosur me magnet të fortë që mos binte nga pesha dhe dyshohet që lënda plasëse të ishte vendosur disa ditë më parë. Ka qenë gruaja ajo që ka pikasur lëndën plasës dhe më pas ka njoftuar bashkëshortin.

Ora 12:08
Tritoli në Vlorë, ishte programuar shpërthim në distancë! Gjendet një aparat celular në makinë

Detaje nga lënda plasëse e vendosur gjatë natës në një makinë në Vlorë.

Lënda plasëse e vendosur në pjesën e pasme të makinës ka qenë bashkë me një aparat celular.

Burimet bëjnë me dije se lënda plasëse ishte e programuar për shpërthim në distancë.

Pronari i makinës prej dy vitesh jeton ne Shqipëri pasi është kthyer nga jashtë shtetit.

 

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 22/11/2020 23:05

    Kriminelet paskan shpirt!!!

    Përgjigju
  • Fredi: 22/11/2020 15:08

    Vlon dhe vetem Vlon. Nuk ka dit mos permenet emri Vlon!

    Përgjigju
    • patrioti: 23/11/2020 10:51

      he me ta pifsha dolline o vlora hahaha.e njifke mire eeee te fala xhuxhit

    • Vlora: 23/11/2020 07:00

      Dole ti evgjit i kombinatit..po ty sikur te zuri korona apo akoma ashtu je drejt fundit..sille pak motren ketej nga vlora per plazh dhe beji te fala nga xhuxhi edi vet ajo fredo..tung

    • Vlonjati: 22/11/2020 23:03

      Ske faj Fredi . Eshte faji i zemres se thyer se gruas tende

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë