I vihet tritol shtëpisë së 69 vjeçarit në Vlorë, flet pronari: Menduam se ishte tërmet, s'kam konflikte me askënd

Foto nga vendi i ngjarjes dhe Tahsim Banushaj, pronari i banesës

Në orët e para të mëngjesit i është vënë tritol shtëpisë së një 69 vjeçari në Vlorë. Tritoli i është vënë  69 vjeçarit Tahsim Xheladin Banushaj, por ka vetëm dëme materiale në derën e jashtme të shtëpisë.

Për Report tv ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe as nuk ka me askënd. Ndërkaq shton se në fillim ai bashkë me të shoqen ka menduar se ishte tërmet.

"Ishim në gjumë ora 3 pa 10 pa çerek. Dëgjojmë krisma, e zhurma dinamiti. U ngritëm obobo tërmet i  them gruas. Dal shikoj asgjë nuk kishte. Dol komshinjë asnjëri nuk kishte ashtu. Marrr prozhektorin dhe skishte asgjë. Më tha gruaja dil njeherë e shiko te komshiu. Dola dhe i thashë grua kjo qenka dasma jonë. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo unë njeriu. Unë jetoj vetëm me gruan fëmijët  i kam të shpërndarë", tha ai.

Sipas policisë një sasi e vogël lëndë plasëse i është vënë në pjesën e jashtme të shtëpisë.  "Më datë 30.10.2020, rreth orës 03:16, në lagjen Hajro Çakërri, Vlorë, në pjesën e jashtme të banesës së shtetasit Xh.B., 69 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale",  thotë policia.

Autori nuk është identifikuar ende, ndërsa grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:52
Shpërthimi në Vlorë, dalin pamjet nga shtëpia e 69 vjeçarit

Report tv siguron pamjet e shpërthimit të shtëpisë së 69 vjeçarit në Vlorë.

Siç shihet në video dëmet nuk janë të mëdha. Lënda plasëse i është vendosur në derën e jashtme të shtëpisë.

Ora 08:45
I vunë tritol pranë shtëpisë, flet pronari në Vlorë: S'kam pasur konflikte me askënd, menduam se ishte tërmet (Emri)

Tahsim Xheladin Banushaj është 69 vjeçari të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit.

Për Report tv ai ka deklaruar se nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe as nuk ka me askënd. Në fillim ka menduar se ishte tritol.

"Ishim në gjumë ora 3 pa 10 pa çerek. Dëgjojmë krisma, e zhurma dinamiti. U ngritëm obobo tërmet i  them gruas. Dal shikoj asgjë nuk kishte. Dol komshinjë asnjëri nuk kishte ashtu. Marrr prozhektorin dhe skishte asgjë. Më tha gruaja dil njeherë e shiko te komshiu. Dola dhe i thashë grua kjo qenka dasma jonë. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo unë njeriu. Unë jetoj vetëm me gruan fëmijët  i kam të shpërndarë", tha ai.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se kolaudimi i automjeteve ne shtet do te sjelle permiresim te sherbimit dhe sigurise?

Komento

Komente

  • Tajari: 30/10/2020 09:24

    E o Tahsim. Kushedi gjynahet e kujt po lan ti. Ka shume nga ata qe si bien dot gomarit e i bien samarit.

    Përgjigju


×

Lajmi i fundit

John

Ndërroi jetë nga COVID, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë për Bellon: Do na mungojë buzëqeshja dhe mirësia e tij