Krujë/ I vranë vëllain para disa vitesh, 43-vjeçari i shpëton atentatit me eksploziv (EMRI)

Krujë/ I vranë vëllain para disa vitesh, 43-vjeçari i shpëton atentatit me eksploziv (EMRI)

Foto ilustruese

Një sasi lënde plasëse është vendosur në makinën e Florind Muçës nga fshati Mallkuç i Krujës. Në momentin kur 43 vjeçari ka hipur në makinë, kjo sasi ekspolozivi ka rënë në tokë por fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Dyshohet se pas nisjes së tij, lënda plasëse do të shpërthente me anë të telekomandës, por për fat të mirë ajo është shkëputur menjëherë sapo drejtuesi mjetetit ka hipur në të dhe është nisur.  Pasi ka rënë në tokë një person e ka parë eksplozivin  dhe ka njoftuar policinë, e cila ka nisur dhe hetimet lidhur me kwtw ngjarje.

Sipas informacioneve të para dyshohet se eksplozivi lidhet me ngjarjen e para disa viteve ku 43-vjeçarit Florind Muça, i është vrarë vëllai në një atentat në afërsi të banesës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel

Heqja e dinarit serb, Kosova dhe Serbia sot raund të ri dialogu në Bruksel