Vijojnë të digjen prej 2 ditësh mbetjet në landifillin e Lushnjes, arrestohet roja që i vuri flakën! Qytetarët: U mbytëm! Kryetarja e Bashkisë: Mbetjet do depozitohen te inceneratori i Fierit

Për të dytën ditë radhazi, qytetarët në lagjen "18 Tetori" në Lushnje po vuajnë ndotjen e ajrit dhe erën e keqe për shkak të djegies së mbetjeve në vendgrumbullimin e qytetit. Tymi i zi ka 'pushtuar' zonën, ndërsa qytetarët thonë se situata është bërë e padurueshme.

Për shuarjen e flakëve po punojnë disa mjete zjarrfikëse të ardhur nga Fieri, Patosi e Rrogozhina përveç atyre të Lushnjes e Divjakës. Për të minimizuar djegien, po bëhet edhe mbulimi me dhé i mbetjeve.

Kryetarja e Bashkisë Lushnje Eriselda Sefa në një prononcim për mediat është shprehur se po punohet për fikjen e flakëve, teksa thekson se pas kësaj, mbetjet urbane të Lushnjes nuk do të depozitohen më në fushën e mbetjeve, por do të dërgohen në inceneratorin e Fierit.

Si autor i zjarrit është arrestuar sot 42-vjeçari Mondi Shehu, roje, i akuzuar për për shpërdorim detyre dhe ndotje të ajrit, ndërsa nuk dihet se në çfarë rrethanash i vuri flakën fushës së mbetjeve.

Në fushën e mbetjeve në Lushnjë, mbetjet depozitohen prej 40 vitesh, ndërsa shtëpitë që shihen edhe në pamje, janë të ndërtuara në vitet '90 dhe janë në proces legalizimi.

Me djegien e plastikës prodhohen disa nga helmet më të rrezikshme në planet siç janë dioksina dhe furana, të cilat janë kancerogjene.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
Zjarri në landfillin e Lushnjes, qytetarët: U helmuam! Kryetarja e Bashkisë: Po punohet për shuarjen e flakëve, mbetjet do të dërgohen te inceneratori i Fierit

 

Vijon prej dy ditësh emergjenca mjedisore në Lushnjë, si pasojë e djegies së mbetjeve në landfillin e qytetit. Tymi i zi dhe era e rëndë kanë 'pushtuar', lagjen "18 Tetori"të qytetit, ndërsa qytetarët shprehen se tymi i çliruar po i helmon.

"U helmuam, rrimë me maskë", thotë një banore e zonës.

"Ne po ruhemi nga virusi, kemi tymin te dera. Po i mbajmë dyer e dritare mbyllur se nuk durohet, u mbytëm", shprehet një tjetër.

Ndërkohë, kryetarja e bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa në një prononcim për mediat është shprehur se po punohet për fikjen e flakëve, teksa thekson se pas kësaj, mbetjet urbane të Lushnjes nuk do të depozitohen më në fushën e mbetjeve, por do të dërgohen në inceneratorin e Fierit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • B*3: 10/09/2021 10:49

    Perse duhet qe roja te jete ne burg. Cfare gabim penal ka bere? Ka neglizhuar punen, edhe? Mund ta heqin nga puna, mund ti vene gjobe, por kurrsesi ta fusin ne burg. Dhe Shqiperia do te jete pjese e Bashkimit Europian me gjera te tilla... Une punoj ne Burime Njerezore, dhe Shtetit Shqiptar i mungon Gjykata e Punes... S'ka pse ben burg askush se nuk beri punen mire. Eshte TURP per drejtesine.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët