TIRANË- Zjarri në fshatin Prush e ka një autor! Ai është 57-vjeçari Ibrahim Alushi, i cili është arrestuar nga policia.
Mësohet se ai ka qenë duke djegur një shkurre në pronën e tij, por situata i doli jashtë kontrollit, ku dëmi është i konsiderueshëm.
Ndaj tij, rëndon akuza "Shkatërrim i pronës me zjarr".
"Identifikohet dhe arrestohet në kohë rekord, autori i dyshuar i zjarrvënies në fshatin Prush,Njësia Administrative Vaqarr. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Prush, Njësia Administrative Vaqarr, kishte rënë zjarr dhe ishin djegur një sipërfaqe e konsiderueshme e pyllëzuar, menjeherë kanë organizuar punën për të bërë dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. Si rezultat i provave të grumbulluara u bë e mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale "Shkatërrim i pronës me zjarr" i shtetasit I.A., 57 vjeç. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", njofton Policia.
Zjarrvënia e qëllimshme është një nga veprat penale që në pjesën më të madhe nuk iu është gjendur autori, edhe pse flakët kanë shkrumbuar mijëra ha sipërfaqe. Më herët kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se po digjen pyje për t'u ndërtuar resorte, teksa ka pasur edhe rezerva për punën e bërë nga disa Bashki. Në vijimësi të kësaj deklarate të fortë, zv. kryeministri Erion Braçe e ka bërë shumë të qartë se nuk do të lejohet të ngrihet asnjë pallat mbi sipërfaqe pyjore të djegura.
B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?
-
Po
18.8%
-
Jo
72.5%
-
Nuk e di
8.7%
Vota total: 1751
Lajme të tjera
-
'Prokuroria ndjek popullin e fshatit për çati pa leje', 'shpërthen' Braçe: Çatia nuk është call-center, avllia nuk mbron hashashin, shtëpia nuk është vilë bosash
18 Prill, 11:14
-
VIDEO/ Vatër zjarri në Nartë të Vlorës
16 Prill, 21:19
-
VIDEO/ Automjeti përfshihet nga flakët në autostradën Thumanë - Milot
13 Prill, 20:24
-
Dibër/ Flakët përfshijnë tokën bujqësore në njësinë Fushë-Bulqizë, zjarrfikësit shpëtojnë banesën nga zjarri (FOTO+VIDEO)
10 Prill, 21:37
-
DRAFTI/ Kush u shet cigare të miturve burg deri 8 vite! Dënohen me 16 vite nëse shitja e paligjshme sjell vdekje
10 Prill, 20:50
-
Edhe 3 vite më shumë letra me vlerë? Propozimi socialist shqyrtohet pas përgjigjeve nga ‘Ekonomia’! Braçe: Proces i dështuar
8 Prill, 16:19
-
Përfshihen nga flakët 3 banesa në Kuçovë, dëme të mëdha materiale
8 Prill, 15:09
-
Ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe toke me bimësi, në hetim 22-vjeçari në Klos
8 Prill, 09:23
-
Berat/ Cigarja ndezi mullarin e kashtës, flakët përparuan drejt shtëpive
7 Prill, 18:57
-
Ishulli i Kretës nën ‘terrorin’ e flakëve, 150 zjarrfikës dhe 3 helikopterë në luftë me zjarret
6 Prill, 22:10
-
Braçe debat në Kuvend: PD dha një koncesion për çdo vinç në Durrës! A i keni harruar koncesionet për Fazlliç? Tokat në Porto Romano, u blenë me lekë në dorë
4 Prill, 17:50
-
Zjarri në Niçë të Pogradecit ende aktiv, zjarrfikëset punojnë për ta shuar
4 Prill, 14:39